Qeverisë dhe Presidentit të Malit të Zi i kërkohet amnistia për Nail Dragën

May 11, 2017   | Shtypi / Mediji

Në tubimin joformal të një grupi përfaqësuesish të organizatave joqeveritare dhe intelektualësh nga Ulqini u soll vendimi që të iniciohet nënshkrimi i on-line peticionit me të cilin do të kërkohet publikisht nga kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq që të amnistojë Dr. Nail Dragën, raporton portali Ul.info.

Zëvendës drejtori i Qendrës për kulturë në Ulqin nga e hëna po vuan dënimin gjashtë mujor me burg të cilin ia caktoi vitin e kaluar Gjykata e lartë në Podgoricë për shkak të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

“Ajo çfarë i është ngarkuar Dr. Dragës është e papërfillshme me atë çfarë është bërë këtij qyteti, e për ç’gjë askush nuk mban përgjegjësi”, u tha në këtë tubim.

Është paralajmëruar që apeli publik Vujanoviqit do t’i dërgohet javën e ardhshme.