Shka “Dulcinea” nga data 15 maj – 22 maj ne Festivalin nderkombetar folklorik ne Turqi – Antali

May 12, 2017   | Lajmet / Vijesti

Shoqata kulturore artistike “Dulcinea” do të marrë pjesë në festivalin foklorike ndërkombëtare që mbahen në Turqi ne qytetin e Antalis. Trupa e saj do të prezantohet me vallen e peshkatareve, valle me motive te dasmes Ulqinake dhe me valle kollazh nga krahina të ndryshme shqiptare.

Shka “Dulcinea”, nga Ulqini, do te udhetoje te Henen për në Turqi. Nga data 15 maj deri më 22 maj ajo do të marrë pjesë në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Belek te Antalis , i cili tashmë është festival i njohur ndërkombëtar.

Musa Hoxha, koreografi dhe drjetuesi i shka “Dulcinea”, bëri të ditur se festivali ka karakter shoqeror dhe në to do të marrin pjesë ansamblet shtetërore apo shoqëritë artistike të 20 vendeve nga Evropa, Azia dhe Afrika. Sipas programit të festivaleve, ansamblet do të shfaqin me kolazhe të valleve popullore, të cilat prezantojnë tiparet karakteristike të folklorit e traditës së vendeve apo rajoneve prej nga vijnë.

Po kështu, është përgatitur edhe për defiletë prezantuese të pjesëmarrësve të festivaleve, nëpër rrugët e qyteteve nikoqire, në të cilat prezantohen vlerat më të veçanta folklorike të vendeve apo të krahinave të tyre, si: këngët, vallet, kostumet  popullore, etj.

Musa Hoxha shprehu kënaqësinë që shka “Dulcinea” do të paraqitet në festivale me programe mjaft të larmishme, të cilat përfaqësojnë në mënyrë  të denjë qytetin e Ulqinit . Kjo eshte hera e pare qe Shka “Dulcinea”  merr pjesë ne kete festival por koreografi Musa Hoxha me shkollen e njohur te vallezimit  “ Porta di Danza “ ka marre pjese edhe ne vitin 2008 dhe 2009  në festivalin e njohur  te Antalis  te organizates se njohur  FOMGED  dhe është pritur shumë mirë nga publiku, si edhe nga shikuesit e shumtë të festivalit, midis të cilëve ka pasur edhe shtetas me origjinë nga krahinat e ndryshme shqiptare, të zhvendosur në Turqi në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Edhe pse ishte shume e veshtire per te mberritur ne kete festival qe te perfaqesojm qytetin tone Ulqinin, ne emer te shoqates  falemdorjm te gjithe sponzoret te cilat na kane perkrahur dhe vazdojn te ne perkrahin dhe te gjithe ato qe na kane ndihmuar ne menyre te ndryshme.  Sponzoret te cilet na kane perkrahur do ti bejme te ditur gjate festivalit.