Haxhi Rexhep ef. Lika: Një jetë në shërbim të fesë – Video

Mbrëmë, të shtunën me 13.05. 2017 në Galerinë e arteve të Qendrës për kulturë në Ulqin, Bashkësia islame në Malin e Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë islame i Ulqinit organizuan një tubim të dedikur haxhi ef. Rexhep LIKËS, ish Kryeimamit të Ulqinit, më temë:

“NË JETË NË SHËRBIM TË FESË”

Ishte ky një tubim i qëlluar, pasi që jam i mendimit që personazhët siç është Mulla Rexhepi, jeta e tij, puna e pa lodhur, jo vetëm në hapjen dhe forcimin e fesë tonë të bukur, por edhe në forcimin e unitetit kombëtar, në kushte të vështira me shumë sakrifica, në veçanti në kohën e komunizmit, duhet të vlerësohet lartë.
Prandaj, edhe themë se ishtë ky një tubim i qëlluar. Personalitetet siç është Mulla Rexhepi, duhet të përmenden, të flitet për to dhe të nderohen, deri sa ato janë në këtë botë, këtu ndërmjet nesh.
Të gjithë folësit e vlerësuan lartë punën e këtij imami. Më mbeti ndër mend një fjali e një zonje, një mesuese nga Rana, e cila tashmë edhe vet ushtron, punon në edukimin e të rinjëve, e cila me emocione dhe me fjalë të zgjedhura për mësuesin e parë të saj tha, “ Pjesëmarrja në këtë tubim ishte një ndjenjë e veçantë për mua, pasi që kishim një mësues siç jeni ju, inshallah keni jetë të gjatë dhe të lumtur”. Vlerësimi i një nxhënësi ka një pesh të veçantë për një mësues, për një edukator i cili ishte njëri nga pishtarët e parë të edukimit në frymën islame në qytetin tonë.
Edhe unë dua të shtoj diçka për Mulla Rexhepin. E njoh relativisht mirë. Për çdo ditë ulet në Ranë, e banë një “gjiro” dhe shpesh rri dhe pi kafe me njerëz të ndryshëm, para kohës së faljes e mamazit. Është njëri modest i thjesht i but, elegant i veshur dhe gjithmonë i qeshur. Kështu ka qenë edhe para penzionit të merituar.
Mulla Rexhep Lika, pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë. Predikimet dhe ligjeratatë e tija kanë qenë tërheqëse për shumë besimtarë, të cilët edhe për faktin se Mulla Rexhepi ka qenë imam në Xhami, kanë filluar ta falin, më së pakti namazin e Xhumasë.
Më në fund, Mulla Rexhepi çë nga fillimet e para të tij ka punuar dhe tërë jetën ja ka kushtuar, harmonisë fetare në mesë të shumë konfesioneve dhe ndërmjet shumë nacionaliteteve.
Ai e bëri këtë edhe më parë, në kushte të vështira, në veçanti në kohën e komunizmit, pa pasur frikë, si imam i ri në vende ku ka punuar, por edhe më vonë në Ulqin.
Gjithmonë ishte prezent, në dasma, festa, gëzime, në hidhërime, në luft për Valdanos, për Kripore, në tubime të ndryshëm. Jam dëshmitarë, pasi që edhe kam bërë shumë foto ku ishte ai prezent, si Kryeimam, por edhe si imam dhe si njëri dhe qytetarë i nderuar i qytetit tonë të bukur. Githmonë ka qenë dhe është prezent.
Dhe fare në fund, Mulla Rexhep LIKA ka qenë dhe është orator i fort dhe i përgaditur. Më duket se përveç diturisë fetare, ai këtë dhunti e ka pasur dhe e ka nga Perendia.
Një fjali të cilën ai shpesh e ka përsëritur duhet të ceket edhe këtu, në këtë vlerësimin tim modest të dedikuar këtij personazhi të qytetit tonë. Kjo fjali ka një peshë të rëndë për një mesë siç është vendi i ynë.
“Të gjithë ne jemi prej një nëne dhe prej një babait të krijuar nga një Krijues, i cili ka dashur që të gjithë të mos jemi një feje, besimi”.
Prandaj ky mesazh ka qenë edhe tërheqës për shumë besimtarë që të vin në xhami dhe të fillojnë me u fal, po e përsërisë, më së pakti namazin e Xhumasë.
Edhe unë i dëshiroi një jetë të gjatë dhe të bukur, në mesin e familjes të tij, të respektuar nga të gjithë qytetarët e qytetit tonë të bukur. Prezenca e shumë qytetarëve në këtë tubim ishte padyshim, një deshmi për këtë.

Ismet Karamanaga Facebook