Ndërroi jetë veterani i arsimit shqip Vatë Martini Lelçaj (Elezaj)-Video

May 16, 2017   | Kulturë / Kultura

In memoriam

Sot më 16 maj në orët e pas natës ndërroi jetë mësuesi veteran i arsimit shqip Vatë Martini Lelçaj (Elezaj)në moshën 96 vjeçare.
Vatë Martini Lelçaj –Elezaj ishte një veteran i arsimit,edukimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe në Katërkollë,Shtoj Reç e Shëngjergj.
U lind në Shtoj në vitin 1921 .Rrjedhë nga një familje e varfër por e pasur shpirtrisht,shumë e nderuar për bujari dhe mikëpritje.
Përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor si dhe realizimin e së drejtës për arsimim në gjuhën shqipe ,në periudha të ndryshme të historisë sonë janë shënuar me emra të atdhetarëve dhe veprimtarëve të shquar,të cilët nuk kursyen asgjë në realizimin e qëllimit të tyre .Pa dyshim që mësuesi dhe veprimtari Vata Elezoviq është njëri nga to i cili me punën dhe veprimtarinë e tij ndihmoi çështjen kombëtare në shumë, aspekte.Ai u shprehte që punëtorët e arsimit i kanë sjellur,i sjellin dhe do të sjellin vetëm të mira kombit,por ishte i mendimit që puna e mësimdhënësit nuk vlerësohet sa duhet nga institucionet.
Ishin një familje e madhe ,është i biri i Martinit dhe i nënës Lena . Ishin një grumbull fëmijë 13 ,por nga sëmundja e malarijas vdesin 8 fëmijë,një motër Prena i vdes nuse 24 vjeçe pas lindjes ,për të cilën fliste shpesh .Mësuesi Vata edhe pse u largua nga kjo botë,la katër fëmijë dy vajza ,dhe dy djem ,të gjithë me fakultete.Ky konak njihet si një ndër konaqet më intelektual në Shtoj, por edhe më gjërë,nga ky oxhak kanë kryer fakultetin mbi 20 veta.
Vata edhe vëllezërit i ka pas shumë të ngritur,një nga to Zefi doktor kirurg që punoi një kohë të gjatë në klinikën e Beogradit ,por që vdes aksidentalisht, dhe lenë pas dy fëmijë.Si rrallë kush në atë kohë ai zotëronte 6 gjuhë të huaja. Vëllau i tij Leka punoi kohë të gjatë si drejtor i bankës,ndërsa Gjon Lekë Martini ishte një gastronom i njohur në SHBA
Mësues Vata mësimet e para i kreu në Shtoj në gjuhen serbe.I ri, por kishte vizion për të ardhmen,për kohën që do të vijë e cila gjithnjë e më shumë do të ketë nevojë për njerëz të ditur e të arsimuar.Ai me përpjektet e mëdha arrin të shkollohet ,por duke tërhekur pas vehtes për tu shkolluar të gjithë të familjes që e kishin këtë mundësi.Sot familja e tij njihet si një ndër familjet më intelektuale të Shtojit por edhe më gjërë.

Vata privatisht kreu në Katerkollë klasën e shtatë.Ndoqi me interesim të gjitha kurset pedagogjike të kohës që u organizuan në Ulqin, në Kosovë e vende tjera ,dhe pa shkëputje nga shkolla kreu shkollën normale në Pejë.
Dimër verë ndiqte seminare në Kosovë.Ashtu e ka mbaruar Normalen në Pejë në vitin 1950.Seminaristët e grupit të tij nga Komuna e Ulqinit ishin: Faik e Fadil Avdiu,Mehmet Cuca,Shaqir Duraku,Palë e Marije Lucaj,Gjergj e Kol Ndreka,File Palaj,po kishte edhe të tjerë nga Martinaj e Vuthaj.Dëshira e flaktë për tu arsimuar e ndiqte gjithënjë,ai arrin të japë edhe provimin shtetëror.
I gatshëm ,i zellshëm dhe me një dashuri të pa parë iu përkushtua punës së mësuesit në fillim në Katërkollë e pastaj edhe në fshatra tjera si në Shtoj,Reç,Shëngjergj,etj.
Kudo që punoi u dallua me përkushtim në punë duke korrur suksese , sikur të kishte dashur të kapte kohën e humbur.Diti të mbante raporte miqësore me nxënësit dhe me fshatarët ku punonte ,kështu mbeti i dashur dhe i nderuar nga të gjithë.
Pas përfundimit të Normales kthehet në vendlindje në Shtoj .Aty punonin Palë Lucaj dhe Beqir Lamaj.Me ardhjen e mësus Vatës ata transferohen në Ulqin dhe Reç.
Pas luftës më 1945 u çel shkolla në Shtoj, por gjithënjë në shtëpi private, deri më 1947 në gjuhë joamtare.
Në shtator të vitit 1950 Vatë Martini e nis punën e mësuesit në Shtoj ku ka punuar 22 vite.Ka punuar me klasë të kombinuara , dhe me kurse kundër analfabetizmit.Shpesh ka punuar edhe në tre ndërrime duke ligjëruar lëndë të ndryshme në klasë të larta.Sa më shumë që punonte aqe më shumë e angazhonin ,por kurrë nuk u dorëzua,kishte një vullnet të paparë.
Mësuesi Vata do mbahet mend për përkushtimin e tij dhe përpikmërinë në punën e vet ,dhe jo vetëm si mësues, por edhe si punëtorë i pa lodhur për organizimin e kurseve për zhdukjen e analfabetizimit dhe kurseve shëndetësore që i bënte në baza vullnetare.
Ai diti që gjithnjë të nderojë dhe vlerësojë punën jo vetëm të vetën,por edhe të kolegëve që punonin për së mbari.
Tre vjetët e para te karrierës së tij gjatë viteve 1947-1950 ka punuar në Katërkollë,pastaj ka shërbyer në Shtoj Reç dhe Shëngjergj.Gjthësejt 35 vjet punë nëpër shkollat fillore.Punën e nisi në Katërkollë me Junuz Divanin .Në këtë kohë ka mbajtur kurse kundër analfabetizmit,duke luftuar që të nxisë sa më shumë banorët e zonës së Anës së Malit të ndjekin kurese dhe të dalin nga errësira shekullore.
Ka përcjedhur gjenerata të shumta ,nga ku kanë dalur shuë emra të njohur si:Riza Rexha,Fadil Taipi,Zef Mirdita,Rrok Mirdita,Arkipeshkv Mitropolit i Arkidioqezës Tiranë ,zef Shkreli,Anton Kastrati,Zef martini e shumë të tjerë.


Gjithnjë jepte këshilla me vlera të larta edukative dhe shoqërore,duke i argumentuar me thënje nga urtësia botërore e shqiptare,për të bindur për veprimet e moralshme që duhet të kryesh të cilat i përzgjidhte në përputhje me këshillën që jepte.Ai do të mbahet mend se asnjëherë nuk ka ditur të ngrinte zërin ,por fliste me maturi,dhe ngadalë duke argumentuar çdo mendim ,gjë që vinte nga kultura e gjërë që kishte marrë dhe merrte çdo ditë pasi librin e kishte thesarin e çmuar.Nuk mburrej kurrë,gjithë jeta e tij karakterizohej nga modestia,qëndrimi korrekt ndaj detyrës,shoqërisë dhe familjes.Vdekja i erdhi natyrshëm,në moshën e pleqërisë,i rrethuar me dashuri nga familja dhe farafisi.
Familjarët ngushllimet i presin në funeralin e Shën Kollit në Shtoj me datën 17 maj nga ora 17-23,dhe me 18 maj nga ora 10-deri në ora 14 kur do të jetë edhe vorrimi i të ndjerit në vorrezat familjare në Shën Koll.
Mësues u prehsh në paqë ,ne do të kujtojmë si një shembull që duhet ndjekur
I perjetshem qofte kujtimi dhe emri yt mësues i dashur!

Hatixhe Nelaj

YouTube Preview Image