Nika: Kujt i duhet në Shas kisha – kala dhe me amfiteatër e pse?!

May 16, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

SHKRUAN MUHAMET  NIKA

Unë  e di  një  fjalë që thot  se –  kush dvetë  nuk tretë, por ama të tresësh rrugë  pa dal mirë prej porkës së oborrit , kjo nuk më duket  diçka  normale?!  Fatkeqësisht  këtë po e bëjnë  ata   të cilët i kanë vënë vetës do detyra – pa iu kërkuar kush .

Fjalën e kemi për pllakatin e programit –Pranvera në Anë të Malit të sivjetshëm dhe pikërisht kur thuhet se “ në orën 19 ,NË AMFITEATRIN E KALASË SË SHASIT..” bëhet prezantimi i trashëgimisë kulturore…?!

Pasi jam nga Ana e Malit  dhe deri diku , njohës i mirë i historis dhe   legjendave  të Shasit , nuk mund të rri pa thënë se atë  që  këta të  Shoqatës “ Ora “ e marrin për kala , harrojnë faktin  se për tjerët  është  kishë. Bile argumentët janë në anën e të dytëve…?!

Me gjithë  këtë – pa u lodhur  me histori,  logjika ta thotë  se  po të ishte kala , atëherë brenda mureve të saj do ishin muret e kishës etj.etj,  dhe jo  brenda kishës kalaja?! Por nejse,  edhe këtë e përpimë disi, mirëpo kur  brenda saj vendosim amfiteatër  këtë  nuk e kuptoj?

A mos është edhe  kjo  një përrallë e dytë të tipit të  Servetit (Servantesit) në  Kalanë e Ulqinit, e shpikur nga impotentët e kulturës,  po duket se  po?!

Unë nuk e kuptoj pse nuk u iket gjërave të dyshimta , të pakten ne nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë me Shasin kultura e të cilit shkon përtej mija vjetëve.

Mendoj  që mjaft  u morët me histori të Shasit  dhe mbase është më mirë të merreni me mitet për Shasin , e që janë të kohës  para ndërtimit të  kishave , kalave dhe amfiteatrave.

Kultura e miteve do shihni se  dëshmon një qytetërim akoma më të lashtë. Dhe këtë  lashtësi Shasi  e ruante  të paktën deri në vitin  1596 kur në një hartë të këtij viti  vërejmë se  qyteti  kish edhe  një emër tjetër ,duke u quajtur  RRIZANË( RRI+ ZANË)?!

Kujtojmë për kuriozitet  se kështu quheshin bijat e Afërditës  të lindura nga Zeusi( Zot- os) që Platoni e quante  sipas dëshmive të Porfirit  ZAN.dhe vajzat e tija kuptohet Zana.

Në fakt Kronosi (koha ) këtu  del të  ishte babai i Zeusit, icili lindi në një  shpellë  e jo në kishë e   me amfiteatër  apo  edhe në kala si mendojnë disa?!Ndërsa  gjithashtu shtojmë  se  ,  në popull( Anë të Malit apo  Rrizanë),  zanat- njiheshin edhe si ORËT-ashtu si emri i  shoqatës  Ora. Ndërsa nryshe orët  e malit( zanat) quheshin  edhe    – shtoj zo(t) valle  – ( kujto  sirenat e Iliadës)?!

Duke mos e zgjatur -Respekt, por  kjo që po bëhet është bjerrje kohe… dhe një rrugë të cilës nuk i dihet fundi…?!