OTU dhe Prezentimi në Temishvar – Rumani

May 16, 2017   | Turizmi / Turizam

Prezentimi në Temishvar – Rumani, 15.05.2017

 

Pas një promovimi shumë intenziv në vendet ndërkombëtare dhe rajonale, duke marrë pjesë në disa panaire turistike, Organizata Turistike e Ulqinit ka organizuar edhe prezentimin një ditor në Temishvar. Prezentimi ka filluar me një press konferencë ku kanë marrë pjesë një numër i madh gazetarësh ku edhe një theks të veçantë i kemi dhënë bukurive natyrore, plazheve, dhe mundësive të turizmit shëndetësor dhe aktiv, duke vazhduar më pas me prezentimin në sheshin kryesor të qytetit ku edhe shoqata Zana e Ulqinit ka marrë pjesë. Me anë të traditës, kërcimit dhe këngës njëkohësisht kemi promovuar vlerat tona kulturore dhe kemi japur informata të ndryshme ku është shpërndarë një numër i madh i materijalit promovues edhe në gjuhën rumune.

 

Organizata Turistike e Ulqinit vite me radhë e promovon dhe prezanton ofertën turistike me anë të shumë mënyrave të marketingut, dhe kështu do të vazhdojmë edhe për këtë vit, ku përveç prezentimeve do të kemi edhe një kampanjë medijatike, nëpër televizione, portale, gazeta, bilborde etj.

 

Shërbimi i OT Ulqin