Artistët e Ulqinit të bashkuar kërkojnë ndihmë për shërimin e Mersihës dhe Adnanit

May 17, 2017   | Ngjarjet - Events

Aksion i madh humanitar për shërimin e Mersihës (14) dhe Adnani (8) nga Ulqini

Artistët e Ulqinit të bashkuar kërkojnë ndihmë për shërimin e Mersihës (14) dhe Adnani (8) që vuajn nga një sëmundje e rëndë që nga lindja vuajnë nga paraliza cerebrale dhe tentojnë të grumbullojnë mjetet për vazhdimin e shërimit jashtë shtetit., dhe kan nevojë edhe për një ndërhyrje kirurgjike

Këngëtar, miq dhe kolegë të saj kanë publikuar në rrjetet sociale fotografinë e tyre, duke dhënë edhe numrin e tyre të xhirollogarisë për të ndihmuar.

Prandaj të dielën, me fillim në ora 21, artistët muzikor nga Ulqini, në bashkëpunim me “Riva Caffe”, do të mbajnë koncert humanitar “Të ndihmojmë Adnanin dhe Mersihen”.

Moderatorja dhe moderatori e këtij aksion të artistëve të Ulqinit janë Enkela Bisha dhe Imi Nimanbegu.

____

Motra dhe vëllai, Mersiha (14) dhe Adnani (8) Resulbegoviq, të cilët nga lindja vuajnë nga paraliza cerebrale, dëshirojnë që shërimin nga kjo sëmundje e rëndë ta vazhdojnë jashtë shtetit.

Meqë babai i tyre, Afrimi, për të ushqyer familjen merret me peshkim, i dërguan apel të gjithë njerëzve vullnet mirë që, në kufijtë e mundësive të tyre, të ju ndihmojnë.

Qëllimi i këtij akcioni të madh humanitar është ndihmë për Mersihën dhe Adnani, dhe me këtë rast ai paraprakisht i falënderojm të gjithë.

Për donacionin e juaj https://www.gofundme.com/HelptheResulbeguKids