Salla bosh në Ulqin, goditje e rëndë për Mersihen dhe Adnanin

May 18, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Në pallatin e kultures në Ulqin me pak se 30 qytetarë të Ulqinit u solidarizuan për të ndihmuar Mersihen dhe Adnanin, duke lejuar që në një sallë me më shumë se 500 ulëse shfaqja të ndiqet vetëm nga një numër i vogël i tyre.

Mosprezenca e njeriut si dhe mungesa  e solidaritetit i qytetarëve te Ulqinit, të cilët tashmë ja kanë kthyer  shpinën Mersihen dhe Adnanit i dhanë një hije të keqe këtij manifestimi si dhe komunës së Ulqinit.

Të dëshpëruar nga kjo shifër e të pranishmëve, përveç organizatorëve janë edhe vetë Mersiha dhe Adnani si dhe prinderit e tyre të cilët u larguan të zhgënjyer nga bashkëvendasit e tyre.

Asnje arsyetim nuk është i pranueshëm në këto raste. Një respekt i veçantë  për aktorin i cili ka udhëtuar nga Podgorica për këtë shfaqje humanitare, dhe ato pak të pranishëm të cilët me prezencën e tyre bënë që të pakëtn shfaqja të mos anullohet, raporton portali TV Teuta.

Për donacionin e juaj https://www.gofundme.com/HelptheResulbeguKids

YouTube Preview Image