Baskësia Islame e Ulqinit jep 3500 euro për Adnanin e Mersihen

May 21, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Në Ulqin u organizua aksion humanitar për mbledhjen e ndihmave për Adnan dhe Mersiha Resulbegun i është bashkangjitur edhe Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin.

Ditën e xhuma, përmes imamëve në hytbe të xhumasë është bërë thirje tek besimtarët që të ndihmojnë në sajë të mundësive të veta për këtë rast specifik. Adnan dhe Mersiha Resulbegu vuajne nga paraliza cerebrale ndersa trajtimi i kësaj semnudje jashtë vendit kushton rreth 90 mijë euro.

Besimtarët janë përgjigjur në menyrë dinnjitoze kësaj thirjeje të Bashkësisë islame në Ulqin duke grumbulluar rreth 3500 eur të cilat do t’i dorëzohen familjarëve të Adnanit dhe Mersihës.

Qëllimi i këtij aksioni humanitar, organizatorët thonë se, është ngritja e vetëdijes tek të gjithë qytetarët, ngritjen e humanitetit të tyre, por edhe dëshirës për të ndihmuar të tjerët, raporton portali i Bashkësisë islame të Ulqinit, Islam-Ul.com.

Qëllimi i këtij akcioni të madh humanitar është ndihmë për Mersihën dhe Adnani, dhe me këtë rast ai paraprakisht i falënderojm të gjithë.

Për donacionin e juaj https://www.gofundme.com/HelptheResulbeguKids