Vdes avokati i famshëm ulqinak Mustafa Cafo ÇAPUNI

May 24, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

IN MEMORIAM : Mustafa Cafo ÇAPUNI

Të marten, në moshën 68 vjeçare ndërroj jetë Mustafa Cafo ÇAPUNI, njëri ndër qytetarët të nderuar dhe të respektuar nga shumë qytetarët e Ulqinit. Cafi ka qenë një jurist i dalluar, Kryetari i parë shqiptar i gjygjit në Ulqin, avokat i aft, personazh i veçantë .
Dëshiroj ti shkruaj disa fjalë për Cafin, pasi që kemi ndjek së bashku të njejtën shkolë, dhe të njejtën klasë. Cafi ka qenë më i miri dhe më i qeti ndërmjet nesh. Edhe më vonë, kur kam dhënë mësim në Gjimnazin e Ulqinit, shpesh jam ndaluar në kafe, në zyren e tij, ku kemi evokuar kujtimet nga rinia dje fëmëria e jonë. Cafi ka qenë gjithmonë i butë, i mirë dhe i qetë .
Këtë veti e ka mbajtur edhe më vonë gjatë profesionit e tij të suksesshëm. Nuk më kujtohet se ndonjë herë e ka ngritur zërin më tepër se ka qenë nevoja për ta degjuar. Kam pasur rast shpesh , në veçanti në mledhje te ullishatarëve, të cilat në shumë raste i ka drejtuar Cafi ta degjoj kur ka folur. Cafi ka qenë personi kryesor në këtë Shoqatë dhe gjithmonë mendimi i tij është degjuar me vemendje. Shoqata për kthimin e ullishtës së Valdanosit ende reziston dhe lufton , dhe ndoshta ullishta e të parëve tanë i kthehet pronarëve të vërtetë, më se tepërmi edhe duke falenderuar edhe Cafin. Ka folur me argumente, ashtu siç i takon një juristit.
Në kohën e tranzcionit Cafi e tregon veten si atdhetar duke marrë pjesë në përgaditjen e opinionit për themelimin e partisë së parë nacionale shqiptare, ku jep një kontribut të madh. Nuk duhet të harrohet se Cafi ka qenë edhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, në kohë kur ka qenë shumë më vështirë se sot. E mos të flasim për punën e tij për kufizimin e të “Mirës detare”.
Prandaj, mendoj se Cafi ka një meritë të veçantë në zhvillimin e pluralizmit te ne. Ka qenë guximtar dhe gjithmonë ka folur për avansimin e popullit tonë. Janë gjëra, të cilat duhen të përmenden dhe të mos harrohen.
Në përgjithësi Cafi ka qenë i fort në lëmin e tij, ka qenë i fort në kalem, njohës i mirë jurispodencës. Ka qenë modest, i sjellshëm, dhe gjithmonë elegant i veshur.
Dhe në fund, edhe ne “kalalitë” dhe Kalaja kemi qenë dhe jemi mirënjohë për kontributit e tij për regullimin e pronës edhe në Kalanë tonë.
Mirëpo, dua ta theksoj edhe diçka, jo vetëm për ne, por edhe shumë lëndë të përgjithshme, dhe ato private Cafi i ka punuar pa të holla, për shpirt, kështu që edhe inshalla shpirti i tij gjenë prehje në Xhehnet.
Prandaj, më një pikllim të thellë i shpreh familjes e të tashmë të ndjerit Cafo ÇAPUNIT, ngushllime të sinqerta. Jam më se i sigurt se ndaj mendimin e shumë qytetarëve të qytetit tonë se Mustafa Cafo Çapuni ka lënë zbrasti të madhe në jurispodencën tonë. Rahmet pastë

Ismet Karamanaga Facebook