Rumejsa Kaca, fituese e Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2017

May 26, 2017   | Kulturë / Kultura

Nxënësja e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, Rumejsa Kaca, ka fituar vendin e parë në edicionin e 12-të të Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2017 të organizuara nga Fondacioni “Studenti”, që u mbajt të martën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin. Ajo ka recituar përrallën në vargje “Lepuri dhe iriqi” nga Niko Tyto.

 

Në kategorinë e shkollave fillore vendi i parë i takoi Behar Palit nga Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, vendi i dytë Esmerinda Lekperiqit nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros dhe vendi i tretë Elsadina Bajraktarit nga Shkolla Fillore “Marshall Tito” – Ulqin.

 

Në kategorinë e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri Jonida Kovaçi, vendin e dytë Hedije Marku, kurse vendin e tretë Dëbora Popoviq, të trija nxënëse të Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”.

 

Vlerësimi u bë nga juria në përbërje: Hatixhe Nelaj, gazetare, Edita Nimanbegu, krijuese, dhe Bashkim Alaj, aktor.

Për fituesit organizatori ka ndarë shpërblime në të holla dhe diploma, kurse të gjithë nxënësit garues dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata janë shpërblyer me libra.

Fondacioni “Studenti” falënderon për mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti Komunën e Ulqinit, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Llolla Company, Fabrikën e Mobiljeve “Kurti” dhe Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës-Kanalizime”.

 

                                                                             Shërbimi për informim i Fondacionit “Studenti”