Pepgjonoviq u premton lojtarëve të Otrantit, 10 mijë euro në rast kualifikimi në ligë të parë

May 28, 2017   | Lajmet / Vijesti

Burime pranë biznesmenit Pavle – Pajo Pepgjonoviq ka premtuar 10 mijë euro përfaqësueses Otrant Olimpik në rast se kualifikohen në ligë të parë malazeze.

Mbasi fituan ndaj “Çelikut” nga Nikshiqi, lojtarët e Otrant Olipik janë kualifikuar për barazh në të cilin do të takohen me skuadrën “Rudar” nga Plevla.

Sipërmarrësi dhe biznesmeni i GradjaComerc Pepgjonoviq,  është i bindur se lojtarët e përfaqësueses do të kenë paraqitje të mirë në duel me ekipin e Rudarit, ku do të luajnë dy ndeshje, të mërkurën dhe të dielën.