Nika: Ku shkuan tapitë e Turkut?! A mos iu dhanë edhe këto Cetinës…?!

May 29, 2017   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Kjo që shihni  në fotografi  ME TURQ  E ME BAJRAKË, nuk është  ajo që i thonë: “shyqyr  bante baba i vet  që marton djalin e vet…”-  fiton tapinë e vet…?!!  E  as “ vaktija e ramazanit- iftarit”, por  vakia e insanit…?!!

Mësohet  se para disa kohëve  një delegacion  i  Komunës së   Ulqinit , në nivel të  ish- kryetarit të komunës – Fatmir  Gjeka,   parlamentit  dhe 2 ish nënkryetarëve, pat  shkuar   në Turqi , për të marrë edhe kadastrin  turk  të para pushtimit  malazez që iu kishin premtuar t’iu kthenin  turqit.

Kjo  si çështje nuk u  fol   më nga mediat edhe pse rasti  i dorëzimit të kadastrit nga pala turke dihet se  ndodhi. Dhe nuk besoj që  lajmin e  sjelljeve të tapive  turke  ta kenë lënë si sihariq fushate  që na  pret.

Çështja si duket   ka  mbetur  e  hapur  dhe  me të drejtë  pyesim:

–  Çfarë  u bë me tapitë e turkut ?! A mos  …..?!

Jo nuk po mund  ta them se nuk  guxoj e goja  nuk ma  qet. ..!!!!

Inshalla dinë diç më tepër    Cungu me Loron  për fatin e tyre ,  pas vizitës që bënë   atje. ..?! Mbase   këta  dy – nuhaten diç nga turqit  . Ose turqit  i pyetën se , apo na hyjnë  në punë…?!!

Unë me gjithë këtë, nuk dua të besoj që  kadastri  turk   i qytetit , të ketë përfundu” sipas zakonit ..” edhe ky në Cetinë , pa hy në Ulqin….?!!