Ulqini dhe Schwäbish Gmünd në Gjermani firmosin marrëveshje binjakëzimi

May 29, 2017   | Rajoni / Region

Siç shkruan kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu në rrjetin social të Facebookut, për firmosjen e marrëveshjes së binjakëzimit të qytetit të Ulqinit dhe qytetit Schwäbish Gmünd  i cili ndodhet në jugperëndim të Gjermanisë dhe ka rreth 60 mijë banorë.

Kryetari Nazif Cungu gjatë takimit nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes Komunës së Ulqinit dhe Komunës Schwäbish Gmünd në Gjermani, e cila angazhon të dyja administratat që të bashkëpunojnë në projekte dhe fusha të caktuara.

Kryetari Cungu theksoi se kjo vizitë shënon edhe një fillim të ri për dy qytetet, Ulqinin dhe Schwäbish Gmünd dhe është një moment historik për t’i afruar qytetarët më pranë me njëri-tjetrin.

Kryetari i Ulqinit falenderoi kryetarin Dr. Blese dhe bashkëpunëtorët e tij, për mikpritjen e tyre, ndërsa shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe binjakëzimin mes dy qyteteve, si një nga dokumentet më të larta për qeveritë vendore të dy vendeve tona.

Kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu në rrjetin social të Facebookut thotë:

“Sapo jam kthyer nga Gjermania pas një takimi të frytshëm përgatitor për një binjakëzim të Ulqinit me komunën Schwäbish Gmünd. Kjo është një nismë e diasporës sonë atje. Delegacionin tonë e priti kryetari i komunës mike Dr. Blese dhe bashkëpunëtorët e tij. Së bashku diskutuam për nevojën e shkëmbimit të përvojave si dhe hapësirat e ndryshme të bashkëpunimit në fushën e sportit dhe kulturës”, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

Duhet cekur që pa kontributin e vlefshëm të Safet Lajka dhe Rifat Stankovicit ky projekt nuk ishte realizuar.
Prandaj këto dy shokët nga diaspora po japin maksimumin për Ulqin.