Hajde të gjithë së bashku per te mbeshtetur ekipin Otrant ne rrugen e Ligës së Parë

May 31, 2017   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Sot Ulqinakët anembanë botës dhe të organizuar, jan për të qenë pranë ekipit të tyre “Otrant Olimpikut”, ku kanë preferuar ta ndjekin ndeshjen të gjithë sëbashku pran ekraneve televizive edhe në diaspore.

FK Otrant Olympic ka ftuar tifozët që të marrin pjesë masivisht në ndeshjen që ky ekip e zhvillon e sot ne Plazhin e Madh ne ora 17:30, që të jemi gjithe se bashku kunder ekipit te Rudarit te Plevles.

Neve na duhet përkrahja nga te gjithë ju qe se bashku te marshojmë drejt fitores. “Eja edhe ti bashkohu me ne, ti ndihmojme keto djema te arrijne fitoren dhe te jemi pran kualifikimit per ne Ligen e pare Malazeze”.(JÇ)

“I madh e i vogël ne Plazhin e Madh në ora 17:30, sepse  FK Otrant Olympic me te vërtete ka nevoje për Ju.”

YouTube Preview Image