“Zana e Ulqinit” shkëlqeu në Schwäbish Gmünd në Gjermani – Video

May 31, 2017   | Lajmet / Vijesti

Duke u ngjitur në skenën e Teatrit “Schwäbish Gmünd “, pas ansambleve “Folklori nga Rozhaja”  dhe ansamblit SHKA”Zana e Ulqinit” Ansambli mahniti me performancë të shkëlqyer, raporton portali TV Teuta.

Lidhja e Asosiacioneve Malazeze në Gjermani organizoni manifestim kulturoro artistik në qytetin Schwabish Gmund. Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe ShKA “Zana  e Ulqinit” të cilët u prezantuan me vallen e peshkatarit dhe me  kolazhe të këngëve popullore. Dalja e tyre në skenë ngjalli shume entuziazëm dhe mori duartrokitjet e merituara të publikut.

YouTube Preview Image

Performanca e jashtëzakonshëm e SHKA”Zana e Ulqinit”, me çifte në skenë, mbushi skenën me figura të ndryshme koreografike, me gërshetime nga më të pëlqyerat ndonjëherë në skenë.

SHKA”Zana e Ulqinit”, pjesëmarrës në shumë festivale nëpër botë, i nderuar me çmime të shumta, edhe kësaj here ishte në nivelin më të lartë artistik, duke prezantuar kulturën etno-koreografike të të gjitha trevave tëUlqinit.

Interpretimi live nga orkestra e kësaj shoqate si dhe paraqitja në nivel e vallëtareve, bëri që ato të dallohen nga të tjerët, duke hapur rrugë kështu edhe për pjesmarrje të tjera në manifestime të ndryshme të cilat do të organizohen në diasporë.

What happens in Germany stays in Germany 😁

A post shared by SHKA ” Zana e Ulqinit ” (@shka_zana_e_ulqinit) on