Elezaga: Pse për “Rivierën e Ulqinit” nuk vlen ajo që vlen për “Rivierën e Budvës”

June 1, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Kumtesë për opinion e KK PSD Ulqin, të cilën e nënshkruan kryetari Skender Elezaga, raporton portali Ul.info.

Këshilli komunal i PSD Ulqin vlerson se vendimi i Ministrisë së finansave që ta verifikoj Aktvendimine zyres lokale të Drejtorisë për patundshmëri, me të cilën refuzohet  kërkesa ligjore e SHA “Riviera e Ulqinit” për transferim  e të drejtës së shrytëzimit në pronësi, paraqet dhunë e të drejtës dhe shembull klasik i veprimit të ndryshëm të organeve shtetërore, në raste të njëjta.

Përkujtojmë që, gjat proçesit të deritanishëm në këtë lëndë, Ministria në fjalë, si organ i shkallës së dytë,  dy herë e ka anulu vendimin e Katastrit por siç duket, tani e kanë ndryshu mendimin.

Është zor të besosh se shkak për ndryshimin e qendrimit të Ministrisë është spjegimi i dhënë në arsyetimin e Aktvendimit se “trualli në fjalë është ne zonën e të mirave detare dhe si pasuri natyrore nuk mund të jet pronë private”.

Nëse është ashtu, atëherë kemi të bëjmë me shkelje serioze të parimit se të gjithë janë të barabart para ligit dhe se ligji vlen njësoj për të githë.

Pse për “Rivierën e Ulqinit” nuk vlen ajo që vlen për “Rivierën e Budvës”? Shën Stefani poashtu gjendet në zonën e të mirave detare, por trualli në Katastër është pronë 1/1 e “Rivierës së Budvës”.

Që paradoksi të jet edhe më i madh, trualli nën ish hotelin “Lido” (i cili është ble mu nga “Riviera e Ulqinit”), i cili gjendet poashtu në zonën e të mirave detare, është regjistruar si pronë 1/1 e ShPK “Capital estate” nga Budva.

Kjo situat është vetëm vazhdim i “trajtimit special” që kjo ndërmarrje, më e rëndësishme ekonomike e Uqinit ka në vazhdimsi 20 vitet e fundit.

SHA “Riviera e Ulqinit” jo vetëm që është e vetmja ndërmarrje e madhe turistike ndaj të cilës u hap proçedura e falimentimit, edhe ate në iniciativë të Elektroekonomisë shtetërore,  por ëshë e vetmja ndërmarrje hotelierike në shtet, e cila nuk është pronare e truallit ku janë të ndërtuar hotelet e saj.

Statusi i pazgjedhur i truallit është shkaku kryesor i mosuksesit të disa tenderëve për privatizim të kësaj ndërmarrje, për të cilën interesim tregojnë shumë investitor serioz.

E gjithë kjo, në kombinim me tentativën shumë problematike të qiradhenjes  në afat të gjatë, e cila është aktuale këto ditë, na bënë të dyshojmë, se me maskimin dhe nënvlersimin permanent të pronës së saj, kjo Shoqëri aksionare po pregaditet  të shitet, nën çdo vlerë ndonjë blesit të përzgjedhur.

Presim që pushteti lokal në Ulqin, ashtu siç bënë kojshit tonë në Tivarë, do të tregoj minimumin e përgjegjsisë dhe do të gjej kurajo të kyçet në këtë proçes, sepse nga e ardhmja e “Rivierës së Ulqinit” mvaret e ardhmja e turizmit në Ulqin.