Turistët nuk durojnë, “çelin” vetë sezonin turistik në Ulqin – Video

June 1, 2017   | Turizmi / Turizam

Duke shikuar videon e bërë sot nga Hotel Mediteran në Ulqin plazhi ka nisur. Shumë vendas por edhe të huaj kanë nisur të frekuentojnë bregdetin e Ulqinit. Jo vetëm për të marrë rreze dielli, për  t’u larë, por edhe për të shijuar qetësinë që mbizotron këto ditë në plazhet.

Pushuesit mbetën të kënaqur me natyrën, por kërkojnë me shumë  shërbime.

Numri në rritje ka vënë në lëvizje privatët, të vetmit që kujdesen për t’i ofruar kushte më optimale pushuesve dhe me çmime shumë atraktive që po sillen prej 5 deri në 10 euro kravati.

Ulqini është qyteti me fluksin më të madh të pushuesve ditorë dhe jo rezidentë që vijnë nga Kosova dhe rajoni vetëm për vikend. Krejt është gati për fillimin e sezonit, por pavarësisht kësaj, ende asnjë institucion nuk e ka parë të arsyeshme të nisë punën në terren për sistemimin e këtij aseti turistik, sepse ende ska valë të madhe turistësh.