Jakupi rrëfen diskriminim që po i bëhet FK “Otrant Olympic” nga arbitri

June 5, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime Isat Jakupi tha se është i revoltuar me marrëdhënien të cilën në vazhdimësi e kanë treguar gjyqtarët ndaj këtij klubi, por edhe tifozët në terrenet përgjatë Malit të Zi, raporton portali Ul.info.

„Nuk e di a ndodh kjo për shkak se klubi është nga Ulqin apo për arsye se shumica e futbollistëve janë Shqiptarë, por mendoj se kjo gjë është shumë e keqe. Me këto qëndrime dhe sjellje nuk mund të shkohet përpara, mund të shkohet vetëm pas. Nuk e di ku po shkon Mali i Zi?“, u pyet Jakupi, i cili, përndryshe, është mjek në skuadrën ulqinake të futbollit.

Sipas fjalëve të tija, vetëm atëherë kur mos të ketë më urrejtje, do të jetë atmosferë e duhur për futboll dhe sport në përgjithësi.