Kisha ortodokse serbe provokon shqiptarët e Malit të Zi

June 6, 2017   | Anketë / Anketa

Kisha serbe provokon shqiptarët: emëron prift në Ulqin klerikun që u kap me rusët në Shën Stefan

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije Radoviç ka emëruar si drejtues të manastirit ortodoks në kryeqendrën shqiptare-Ulqin, një serb nga Bosnja që është adhurues i hapur i çetnikëve dhe ekstremistëve shovinistë.

Sinisa Smiljiç, njihet në incidentin ku bashkw me një grup që paraqiteshin si gazetarë nga Rusia, ka tentuar që të hyjnë me dhunë në Shën Stefan për t’u treguar atyre rrënojat e kishës.

Ai u arrestua bashkë me një grup personash që i ndihmuan në këtë akt.

Po ashtu, Sinisa Smiljiç është deportuar nga Mali i Zi sepse nuk kishte leje qëndrimi, por ishte i regjistruar vetëm si turist dhe rregullisht punonte pa leje qëndrimi.

Në faqen e tij në rrjetet sociale, prifti i ri Sliljiç vendos figurat e njohura të shovinizmit serb.

Bëhet fjalë për personazhe famëkeqe siç është ai i Drazha Mihajloviç, një vrasës i shqiptarëve.

Prifti i Ulqinit shpërndan shkrime që flasin për  për rehabilitimin e çetnikut Nikolla Kallabiç dhe artikullin ku përkujtohet “vrasja” e Slobodan Milosheviçit.

Ai njihet dhe si provokator fetar, që e krahason hartën e Europës me një musliman duke u falur. /tesheshi.com/