Rrezart Cungu nuk ndalet, edhe një fitore e madhe per tenisin e Ulqinit

June 9, 2017   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

RREZART CUNGU I PANDALSHËM NË TURNEUN NDËRKOMBËTARË NË BOSNJE DHE HERCEGOVINË.

Edhe një ndeshje e mrekulluseshme nga tenisti i Ulqinit ,RRezart Cungu në turneun në Kiseljak të Bosnje dhe Hercegovinës.
Pengesa radhës për Rrezartin ishte bartësi i 4 i turneut Evgeny Karlovksiy nga Rusija, momentalisht lojtari i 450 ne ATP rang listën botërore..

Edhe pse seti i parë shkoj në favor të lojtarit nga Rusija, Rrezarti arriti ta rimarrë veten, dhe me dy seta të fituara radhazi të kualifikohet në gjysmëfinalen e turneut .
Ndeshja zgjati dy orë të plota dhe përfundoj me rezultat 2:6, 6:3, 6:4 në të mirë të Ulqinakut…
6 pikët e reja të fituara me plasimin në gjysmëfinalen e turenut për Rrezartin do te thotë përparim për më se 240 vende në ATP dhe rënditja në mesin e 950 lojtarëve më te mire botëror.

Ndeshjet dhe rezultatet:
RRezart Cungu vs Nerman Fatic ( BIH ) – 6:4, 7:5,
RRezart Cundu vs Mate Delic (CRO ) 6:1, 6:2,
Rrezart Cungu vs Evgeny Karlovskiy ( RUS ) – 2:6, 6:3, 6:4,

Ndeshjen gjysmëfinale Rrezarti do ta zhvilloj nesër në ora 14:00, kundër lojtarit nga SHBA- ja Evan King (315) i cili është edhe bartësi i dyte i turneut .

Klubi I tenisit Bellevue – Ulqin