Elvis Naçi pritet nga shumë qytetarë në Ulqin – Video

June 12, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Elvis Naçi në Ulqin pritet nga mijëra besimtarë

Elvis Naçi  është pritur nga një numër tejet i madh i qytetarëve në Ulqin. Teologu i mirënjohur i trojeve shqiptare Elvis Naçi me këtë rast ka falënderuar të gjithë qytetarët e Ulqinit për përkrahjen e pafundme që ia kanë dhënë, transmeton portali i Bashkësisë islame në Ulqin  islam-ul.com.

Të shtunën në mbrëmje në Qendrën për kulturë në Ulqin ishte në programin fetar të Ramazannit ishte i ftuar teologu i mirënjohur i trojeve shqiptare Elvis Naçi.

Bashkësia islame në Ulqin organizoi program fetar ku së pari përformuan fëmijet e kopështit Xixëllonjat ndersa pastaj nxënësit e medresesë Mehmed Fatih në Podgoricë me pikën e tyre teatrale.

Kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi në fjalën e tij përshendetëse përmendi gjithë aktivitetet e Bashkësisë islamë në Ulqin duke falenderuar posaçerisht të rinjtë për organizimin e kësaj nate të bekuar. Në emër të Myftinisë së Shkodrës tubimin e përshendeti teologu Arben Halluni duke potencuar afërsinë e qytetëve shqiptare dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Teologu Elvis Naçi foli për interpretimin e drejtë të islamit dhe nevojën e këtij interpretimi në kohen moderne. Islami është paqe e mirësi dhe çdo tentim për ta paraqitur ndryshe është devijim nga natyra e tij e vertetë. Ai poashtu tha se nuk duhet të gjykojmë islamin nga veprimet e muslimanëve por duhet të gjykojmë muslimanët në bazë parimeve të vërteta të islamit. Gjithëashtu foli edhe për botën që na rrethon si pikënisje për të forcuar bindjen ndaj Krijuesit të gjithësisë.

Elvis Naçi është modeli i teologut shqiptar i cili promovon vlerat e bukura të islamit dhe është shumë i dashur dhe i popullarizuar në mesin e muslimanëve shqiptar. Disa herë u nderpre me duartrokitje të fuqishme nga publiku gjatë ligjeratës së tij. Salla e Qendrës për kulturë ishte vërtetë e vogël për të pranuar të gjithë që erdhen për të ndjekur programin fetar të cilin e bëri madheshtor pikërisht prania e Elvis Naçit. As Galeria e Qendrës për kulturë nuk mjafoti për të akomoduar të gjithë të interesuarit.

Më këtë rast Bashkësia islame në Ulqin i falenderohet të gjithëve që morën pjesë në program.

YouTube Preview Image