Ku mbeti Ulqini, mbasi nisen punimet e rruges se Velipojes deri në Shkodër

June 12, 2017   | Rajoni / Region

KRYEMINISTRI RAMA INSPEKTON NISJEN E PUNIMEVE TE RRUGES SE VELIPOJES

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar fillimin e punimeve ne aksin e rruges Shkoder-Velipoje, nje investim qe do kryhet ne 3 faza nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit qe eshte dhe investuesi i kesaj vepre ne infrastrukture. 20 milione euro do jete investimi i rreth 47 km rruge qe do perfshije jo vetem asfaltim, trotuare dhe ndricim, vepra arti si ura e tombone, por ne nje faze te dyte dhe gjelberimin ne te dy akset, per te krijuar nje nga rruget me bashkekohore te Shqiperise.

Sic u shpreh dhe kryeministri Rama ne ndalesen e prezantimit te nje tjeter projekti ate te rehabilitimit te liqenit te Shkodres, rruga Shkoder-Velipoje do i jape nje tjeter impakt zhvillimi zones

Rruga Shkoder-Velipoje do te perfundoje brenda 18 muajve, ku punimet do kryhen nga firma Albftienbau. Projekti eshte hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me ekperte vendas dhe te huaj, teksa  rruga do gezoje te gjitha parametrat e nje rruge nacionale me nje gjeresi rreth 60 metra.

Tv Rozafa

 

Para ca kohëve Edi Rama ka kundërshtuar këtë itinerar duke ngulmuar kalimin nga Ulqini. Siç mësohet, Rama u ka thënë se nuk bëhet fjalë aspak për nacionalizëm, por kështu justifikohet korridori bregdetar, pasi kalon nga vija bregdetare: Ulqin-Velipojë e më pas në Shëngjin-Patok e kështu me radhë. Ndërsa, versioni nga Podgorica e bën autostradën malore.

Qeveria e Malit të Zi kërkon që “Korridori i Kaltër” të kalojë nëpër aksin aktual të autostradës së Podgoricës, gjë që e çon rrugën në Han të Hotit, duke kaluar nga Malësia e Madhe.

Ky detaj është i rëndësishëm, pasi do të duhet të vendoset tani nga kompania kineze “Pacifik” e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Kjo betejë që po zhvillohet ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, është shumë e rëndësishme për qytetin e Ulqinit, i cili është lënë në xhep të gjithë autostradës që lidh bregdetin dalmat me pjesën e Adriatikut të Ulqinit dhe derdhjes së lumit Buna.

Podgorica synon që të mos e transferojë në Ulqin rrugën që pritet të derdhë në qytetin shqiptar një numër të madh turistësh, të cilët tani dynden vetëm në Budvë, duke i siguruar qytetit të madh malazez një shifër marramendëse fitimesh nga industria e turizmit.

Deri tani nuk ka pasur as një mobilizim për këtë çështje nga ana e partive politike shqiptare në Mal të Zi, kryesisht ata të Ulqinit, pasi ata janë të zëna në përplasjen mes vetes dhe sherrin për ashensorin në kala.