PD: Është mirë mos me u fut në bela z.Cungu, Struku Nazif, në bela të madhe je!

June 14, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kumtesë për opinion i Partisë demokratike, transmeton portali Ul.info

Janë qesharakë denoncuesit e vegjël nga i ashtuquajturi kabinet. Edhe më qesharak shefi i tyre. I zënë me punët e turbullta rreth Studimit të lokacionit në Shtoj (rasti “Shasi 2”), paditë penale rreth procedurës së qiradhënies së objekteve të përkohshme, ndërtimin ilegal në kulm, asgjë nuk punon për përgatitjen e sezonit turistik, na pret kollapsi, por atij i pëlqen të merret me Fatmir Gjekën. Më saktë, përpiqet në panikë që të paktën pak të tërheqë vëmendjen nga problemet e mëdha që i ka krijuar vetes nga lakmia dhe padituria e madhe.

Struku Nazif, në bela të madhe je!

Për hir të opinionit sqarojmë se kompania Milky Way dhe z. Mavriq kanë pasur të drejtë në mjetet financiare, gjegjësisht subvencionet në bazë të përfundimit të qeverisë dhe raportit të Ministrisë së bujqësisë.

Në vend që t’i fitojë me kohë këto mjete dhe të shpëtojë nga falimentimi i kompanisë së tij, si dhe t’iu paguaj furnitorëve obligimet, ju e keni shtyrë pagesën e parave, prandaj me vendimin e gjygjit ka përfituar edhe kamatën prej më shumë se 25 mijë euro. Kaq për shqetësimin tuaj për buxhetin e Komunës.

Shpejt keni harruar se vetëm dy javë më parë keni nënshkruar dokumentin me të cilin pranoni përgjegjësinë tuaj për Llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin e kaluar. Të gjithë që dinë diçka për kontabilitetin dhe ekonominë, do ta kuptojnë çka nënkupton ajo gjë. Por, ju iu duhen manipulime, gënjeshtra dhe mashtrime të reja.

Dhe z. Cungu: hapeni portën që keni vendosur në pronën e komunës! Mos veproni më si fëmijë. Mos lejoni që përpos si denoncues dhe mashtrues, t’iu mbajmë mend edhe si uzurpator.