Jakupi takon ambasadorin e Kosovës, për çfarë bisedoi me të?

June 15, 2017   | Shtypi / Mediji

Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime Isat Jakupi ka biseduar të enjten në Podgoricë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi Skender Durmishin, transmeton portali Ul.info.

„Biseda kaloi në atmosferë kontruktive. U shqyrtuan të gjithë çështjet të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të këtyre dy shteteve, me theks të veçantë në sezonin e ardhshëm, sepse nga Kosova vijnë shumica e mysafirëve në rivierën e Ulqinit“, u shpreh Jakupi.

Po ashtu, Jakupi me diplomatin e lartë ka shprehur mendimin e tij për situatën politike në Mal të Zi, sidomos për pozitën e Shqiptarëve, problemet dhe pritshmëritë e tyre.

Ambasadori Durmishi tha se dyert e përfaqësisë diplomatike të Kosovës dhe Podgoricës është e hapur 24 orë për çdo iniciativë të dobishme.