Banorët e Gaçit kundërshtojnë deponinë mbi fshat

June 16, 2017   | Ngjarjet - Events

Ndërtimi i deponisë për materiale inerte , e cila me Plan Hapsinor të Komunës së Ulqinit është e paraparë të ndërtohet në Gaç, ka hasur në rezistencën e banorëve vendas. Ato me këtë rast kanë vendosur të mbajnë një tubim protestues për të cilin kanë njoftuar edhe zyrtarët e Komunës së Ulqinit. Ato për televizionin Teuta shprehën shqetësimin se me hedhjen e mbeturinave do të bëhet ndotja e ambientit pasi nuk ishin të informuar për ndërtimin e deponisë, por as për llojin e saj, duke menduar se bëhej fjalë për deponi sanitare.

Pas bisedimeve me zyrtarët e Komunës u la që për këtë çështje të dikutohej edhe në të ardhmen, por ato morën siguri nga pushteti lokal se asnjë veprim nuk do të bëhej kundër vullnetit të tyre.