Shyqyri Kahari, njeri me autoritet që gëzon respekt të posaçëm në Ulqin

June 17, 2017   | Reportazh / Reportaža

PORTRET: Shyqyri KAHARI

Nga Ismet Karamanaga Facebook

Shyqyri KAHARI është një figur interesante nga Rana e Ulqinit. Që një kohë të gjatë jeton në një banesë afër Komunës së Ulqinit, mirëpo gjenet dhe gjaku nga Rana, barkat, sanallat, peshku dhe deti e shtyjnë që për çdo ditë, sa i çelën sytë, të ulet në Ranë.
Rana është magneti i cili i tërheq të gjithë ata që kanë lindur në shkumbën e detit , që ta fillojnë ditën në Ranë. Kafja ee parë në kafenetë buzë detit, biseda me peshkatarët dhe gjonja e peshkut, dhe shëtitja deri në orët e pasditës. Pastaj prapë në Ranë, dhe kështu një cikël i cili nuk ndërrohet kurrë, deri te fund të jetës së tyre.


Shyqyriu i takon fisit të madh KAHARI nga Rana e jonë e bukur. Babai i tij, Musa KAHARI, ka qenë detar dhe ka pasur një familje të madhe të shëndosht. Shyqyriiut, si më të madhit prej fëmijëve, i ka takuar edhe barra më e madhe, pasi që është dashur si i ri të punësohet në barka në det për të naviguar që ti ndihmojë familjes. Në një familje të madhe me 9 fëmijë , nuk ka qenë lehtë të mbijetosh, në veçanti në kushte të vështira të asaj kohe. Kjo familje ka jetuar një kohë edhe në Kala, dhe mua më kujtohet zonja Sabrije, e cila me të vërtetë ka qenë “kapedani “i kësaj familjeje.
Deri sa ka ndërruar jetë, ka gëzuar një respekt të veçantë nga të gjithë , në veçanti nga fëmijët e saj. Inshalla shpirti i saj gjenë prehje në Xhehnet, pasi që ajo ka qenë një zonjë, e cila më vështërsi , por me një autoritet të madh i ka rritur, edukuar dhe martuar të gjithë – shtatë fëmijët e saj që ende jetojnë.
Shyqyriu ka filluar si marinar, pastaj edhe si kapedan i anijeve që kanë lundruar përgjatë brigjeve të Adriatikut. Ai ka punuar dhe ka naviguar në kompaninë ” Dalmatinska plovidba” në detin e Kroacisë, një kohë të gjatë, për më shumë se 11 vite . Dy vjet ka naviguar edhe në anije teoqenike , pastaj kthehet në vendlindje dhe punësohet në Adë, ku punoi 30 vite, duke filluar nga kohët e arta të turizmit tonë dhe me vonë në kohën e tranzicionit, deri te pensionimi në vitin 2007.
Shyqyriu sot jeton me bashëshorten e tij Kadrijen në një harmoni të jashtëzakonshme. Duhet të përmendet se Shyqyriu ka një autoritet të posaçëm, në veçanti te vëllezëit, të cilët gjithmonë ia respektojnë fjalën. Gjithmonë Shyqyriu ka qenë nga të gjithë ata i respektur, pavarësisht nga mosha.
Ai sot në moshën 75 vjeçare për çdo ditë bën ushtrime, stërvitet te vendi ku dikur ka qenë i hoteli “Jadran”, gjë që i ka mbetut që nga koha e rinisë.
Në vitin 1963 ka marrë pjesë në gara sportive në rremim, në Napoli të Italisë si përfaqësues i Jugosllavisë, ku ka zënë vendin e katërt. Është mirë që gjëra të tilla të nxirren nga harresa, pasi që shumë qytetrët tanë nuk kanë njohuri për gjëra dhe personalitete të cilët shpesh i takojmë në rrugë, kafene, Pazar, Ranë etj.
Është markant, modest, i qetë, gjithmonë i veshur elegant, ecën deri në Ranë, kurrë nuk e çon zërin , por të gjithë e respektojnë. Shyqyri Kahari i takon grupit të punëtoreve të turizmit të kohës kur është hapur Ada, si një plazh më një renome dhe famë të madhe në tër Evropën.
Një plazh veçmas për nudistë ku edhe janë xhiruar shumë filma artistikë dhe dokumentarë. Në këtë vend, pra mbi 30 vite, ai ka punuar si shef i plazhit më të njohur te ne dhe padyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në ADE dhe në turizmin tonë.
Prandaj, edhe unë me shkrime tim modeste , dëshiroj të jap një kontribut të vogël që ti njoftom njerëzit tanë, mos ti harrojmë.


Dhe në fund të këtij portreti të Shyqyri Kaharit, më duhet ta përmend edhe më të njohurin nga ky fis nga Rana, të ndjerin BIM Kahari. Bimi pa dyshim ka qenë njëri ndër figurat më markante të qytetit tonë.
Ka kohë që ka ndërruar jetë, por mua më kujtohet figura e tij. Ka qenë i pashëm, i bukur, i sjellshëm, i gjatë, dhe gjithmon elegant i veshur me Kravatë. Ai ka shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në hoteleri. Ai ende edhe sot përmendet si “ambasadorI” i parë i turizmit tonë. Së bashku me një plejadë punëtoresh turistike, të themë më mirë artistësh në hoteleri, kanë qenë të parët që kanë vendosur gurthemelet e hotelerisë te ne në Ulqin.
Bimi padyshim gjendet në majen e kësaj piramide. Sumë nga këto nuk jetohn më, por ne duhet ti nxjerrim nga harresa , sepse ata janë baza e fillimeve të turizmit tonë. Ata e kanë ngritur turizmin te ne në një nivel botëror dhe për këtë ne flasim për kohët e arta të turizmit, deri në vitet 90 të shekullit të kaluar. Në këtë turizëm ka punuar edhe Shyqyri KAHARI.
Dhe në fund, Shyqyriu gjithmonë ka qenë në afër politike . Ka qenë një ndër themeluesit e livizjes Reformiste të Ante MARKOVIQIT , dhe në fund ka mbetur në Partinë S ocijaldemokrate, bindje të cilat nuk i ndërron kurrë. Ka qenë dhe ka mbetur reformist.

Ismet Karamanaga Facebook