Gjurmë Shqiptare: Koperi i fisnikëve shqiptarë, Familja Bruti nga Ulqini

June 18, 2017   | Bota

Ajo është një histori që ka fjetur për një kohë të gjatë, duke u fshehur në arkivat e Koperit, apo Kapodistrias, siç njihet ndryshe qyteti jo larg Triestes.

Cilat ishin familjet arbërore të Koperit, apo Kapodistrias mesjetare? Çfarë thonë dokumentat për mbërritjen këtu të Dukagjinëve, për Brunet, Bratet e me radhë?

Një dokumentar që shpluhuros arkivat në këtë qytet në kufi me Italinë duke sjellë të vërteta të jashtëzakonshme.

Ndiqni të plotë dokumentarin e gazetarit Marin Mema

/ Top Channel

YouTube Preview Image

Ipeshkvi i Koprit Agostino grof Bruti

Ipeshkvi i Koprit Agostino grof Bruti (ka lindur) në Koper, në një familje të njohur fisnike, që i dha qytetit shumë figura të ndritshme kishtare, intelektualë dhe ushtarakë. Në rendin e dominikanëve u fut në Koprin e lindjes. Teologjinë e studioi në Padova, në farkëtarinë e kuadrit udhëheqës të Republikës së Venedikut. Fillimisht e kryente detyrën e konsulatorit – këshilltarit pranë inkuizicionit të shenjtë në Koper. Më vonë u bë sekretar i të dërguarve venedikas Duodit dhe Cornarit në Romë. Aty i lidhi kontaktet me klerin e lartë, që njohu në të një njeri të ndershëm dhe të mençur dhe ia besoi vendin e zbrazur të eminencës së tij Cornarit dhe u bë oborrtar i lartë “maestro di camera” i shkëlqesisë së tij Gjon Fran Albania – papës Klementit XI, që si edhe vet Augustini kishte prejardhje shqiptare. Më vonë u bë prelat i abacisë venedikase në qytetin Asola, e pastaj u emërua ipeshkëv nominal në qytetin Hania (Canea) në Kretë, ndërsa në vitin 1733 Selia e Shenjtë e emëron ipeshkëv ordinar në Koper, duke e trashëguar ipeshkvin Borromea. Organizoi dy sinode ipeshkvnore, e zmadhoi seminarin e Koprit, korin e katedrales së Koprit, e pajisi sakristinë, i bleu paramentet dhe porositi të punohet organoja, si dhe publikoi Konstitucionet sinodike dhe disa letra pastorale. Ipeshkvinë e udhëhoqi me përkushtim, mençuri dhe besim për 13 vjet e 8 muaj. Vdiq më 1747, eshtrat e tij pushojnë në kapellën e Nënës karmeliane të Zotit, në pagëzimorën e Shën Gjon Pagëzuesit (Rotunda), gjë që e vërtetojnë dy pllaka të gurit dhe fjalimi përmortor, që e shkroi literati dhe oratori i qytetit Giuseppe Bonzio; një vit më vonë doli në formë libri sipas porosisë së komunës së Koprit (kryetari i konmunës Francesco Verzi) pranë shtypshkronjës Storti në Veneci (1748). Në vendin e ipeshkvit të Koprit e trashëgoi ipeshkvi Sandi.

Familja Bruti, sipas gojëdhënës së vjetër buron nga Brutët e Romës: është vendosur në Epir në kohën kur në provincë sundonte Bruti. Kështu Fulvio Orsino shkruan: Macedonia Provincia Bruto fuisse decretam. Kujtesa më e vjetër është asgjësuar më 1500, kur ushtria turke e nënshtroi qytetin shqiptar Durrësin me zjarr e me shpatë, pasi që Brutët në gjysmën e dytë të shekullit 14. (më 1361) pranuan mbisundimin venedikas, me qëllim që të mbrohen nga Amurati I. Antonio nga familja Brut vdiq në robëri me të gjithë familjarët e tij. Pasardhësi i tij Antonio II erdhi në Ulqin, në territorin e Shën Markut, por kur e okupoi qytetin ushtria otomane, atë e vranë duke ia prerë kokën. Të bijtë e Antonios II, Marco dhe Gaicobbe erdhën në Koper, që u bë vendi i tyre i premtuar. U lidhën në fisnikët e vjetër të qytetit, i biri Giacobbe u martua me Bradamantën, të bijën e Giacomo Verzit, kapedanit të kalorësisë dhe fisnikun nga Kopri. Motra e tij Giacoma u martua me Pier Borisin, ndërsa motra tjetër me fisnikun Rizzardi nga familja Verzi. Në vitin 1559 familja Bruti u shënua në librin e artë të fisnikërisë venedikase, në kohën e dozhit Luigi Mocenigo:

“Aloijsius Mocenigo Dei gratia Dux Venetiarum} Universis { Significamus Vobis heri in Consiglio nostro Decem cum additione captam fuisse partem tenoris infrascripti. Videlicet.”

Familja e njohur Bruti dha katër ipeshkëv: Petrin në Kotor (1588), Antonion në Dulcinium, Gaicomon në Novigrad (1671 – 1679) dhe Agostinin në Koper; tre dragomanë (diplomatë në oborrin turk): Antonion, më 1446; Barnabën, kalorësin e rendit të Sh[ën MArkut, më 1619 dhe Bartolomeon, më 1717; dy letrarë Alessandrin dhe Giovanni Battistën (1611). Oficeri (kapedani) Giacomo vdiq si heroi i popullit në Korfuz, më 1715 gjatë rrethimit turk të ishullit. Agostino grof Bruti nga Marco, kalorës i Shën Stefanit ishte senator në Mbretërinë e Italisë (1809). Barnaba grof Bruti nga Marco ishte podestat (kryebashkiak dhe oficer ushtarak) i Koprit në afatin mandator 1818-1822. Familja Bruti është quajtur me mbiemrin “de”, me të cilin shënohej fisnikëria. Kështu territori venedikas, si edhe ai austriak gjatë kohës së cezarit Franc I ia ka njohur pozitën e grofëve kësaj familjeje. Familja Bruti është shuar në kopër.

wikipedia