Patrolluesi Hajrudin Shata: Rënie drastike e aktiviteteve të paligjshme në det!

Gjatë patrullimit rutinë të rripit bregdetar, që po zhvillohet në kuadër të projektit “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I EKOSISTEMIT BREGDETAR PËRMES MBROJTJES DHE KULTIVIMIT E FAUNËS DETARE“, patrulluesi i angazhuar në kuadër të projektit të lartëpërmendur me qëllim monitorimin dhe evidencimin e fenomeneve të paligjshme dhe paregullësive që ndodhin përgjatë bregut të detit, si dhe dukurive lidhur me peshkimin e paligjshëm – Hajrudin Dino Shata, thekson se është më se e dukshme rënia e aktiviteteve të paligjshme në det, sidomos vrasja e peshkut me lëndë plasëse.

“Përgjatë monitorimit, i dukshëm është mobilizimi dhe angazhimi i autoriteteve kompetente, sidomos duke ndërmarrë aksione parandaluese kundrejt këtyre fenomeneve të shëmtuara që ndodhin në bregdetin tonë” – thekson Hajrudini.

Performanset publike, por edhe mediatike dhe rritja e ndërgjegjes në këtë drejtim, sidomos nga ana e veprimit të sektorit civil, sadopak, ka arritur që të ndikojë edhe tek formësimi i opinionit publik që këto fenomene ti përjetojnë ashtu siç janë – shkatërruese për rë gjithë! Si pasojë, u arrit që të ndikohet edhe në nxitjen e reagimit tek autoritetet kompetente.

Pas mbajtjes së mbledhjes së 26-të të Qeverisë së Malit të Zi – ku në mes tjerash në rend të ditës u Shqyrtuan edhe – Informacionet mbi përdorimin e lëndëve plasëse dhe mjeteve të tjera të paligjshme me qëllim peshkimin dhe propozimin e masave për luftimin e peshkimit të paligjshëm -, ku edhe u shqyrtua edhe portali me evidencën e dukurive të paligjshme në kuadër të projektit “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I EKOSISTEMIT BREGDETAR PËRMES MBROJTJES DHE KULTIVIMIT E FAUNËS DETARE“, u vendos që të ndërmerren masa kundrejt fenomeneve të paligjshme që ndodhin në det, ku si rezulltat në mes tjerash dhe u formua Grupi i punës i cili do luftojë përdorimin e lëndëve plasëse si dhe pajisjeve tjera të paligjshme për peshkim.

Të gjitha këto masa të ndërmarra tregojnë se më në fund kjo dukuri po luftohet në mënyrë adekuate, gjë që dëshon edhe qetësia e cila së fundmi po dallohet në brigjet tona.
Shpresojmë se kjo qetësi të zgjasë, dhe se shpërthimet nga lëndët plasëse në det të jenë diçka që i përket anës së shëmtuar të historisë tonë!

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook