URA: Policia duhet te kerkoje falje qytetarëve të Ulqinit, Skena sikur në kohën e 90-ta

June 18, 2017   | Politika

Lëvizja qytetare URA reagon ashpër ndaj aksionit të mbrëmshëm të Njësisë speciale të Drejtorisë së policisë, i cili u krye në mënyrë të papërshtatshme. Diçka e tillë nuk i ka hije vendit i cili pretendon të arrijë standardet më të larta dhe të bëhet adresë e rëndësishme turistike, raporton portali Ul.info.

Çdo kush që është gjetur dje në lokalet më frekuente të Ulqinit kishte mundësi të shihte skenat nga koha e sanksioneve, gjersa njerëzit qëndrojnë në mosbesi që të vepruarit e tillë ekziston më, veçanërisht nëse nuk ekziston asnjë arsye e mirëfilltë.

Kryerja e një aksioni të tillë në fillim të sezonit turistik dhe në intervalin kohor në të cilin koncentrimi i njerëzve në qytet është më i madh, është demostrim i dhunës dhe i arrogancës dhe atë në qytetin i cili me të drejtë mban epitetin e më të qetit në Mal të Zi. Arsyetimi i Drejtorisë së policisë se sulmi ndaj policit (i cili ndodhi para disa ditëve dhe me këtë rast të njëjtin e dënojmë), pohon se bëhetit fjalë për gjuetinë e shtrigave, sepse qytetarët dhe turistët nuk mund të durojnë terrorin për shkak të papërgjegjësisë së një individi.

Prandaj ftojmë Drejtorinë e policisë t’i kërkojë falje qytetarëve të Ulqinit të cilët përjetuan një situatë të papritur dhe të pakëndshme, ndërsa qytetarët në afat ligjor të padisin të gjithë përgjegjësist për maltretimin e mbrëmshëm.

Në fund, këto ngjarje nuk i konvenojnë askujt, as qytetarëve, as turistëve, e as policisë. Prandaj shpresojmë se skenat e mbrëmshme nuk do të përsëriten dhe se vampiri i viteve 90 më në fund do të dal nga Drejtoria e policisë.