Bereqeti i Mexhlisit te Bashkesise islame ne Ulqin, shpërndan sërish ndihma

June 21, 2017   | Shoqëria / Društvo

Bereqeti sërish shpërndan ndihma. Sot dhe nesër do të realizohet shpërndarja e 101 pakove ushqimore për familjet në nevojë në vlerë prej 25 eur, raporton portali i Bashkesise islame ne Ulqin, Islam-ul.com.

Donatori i cili është vëndas i yni dhe dëshiron të mbetët anonim, ka ofruar shumën e duhur të të hollave në mënyrë që të sigurohen artikuj të nevojshëm ushqimor për familjet nevojtare.

Fundi i muajit të madhëruar të Ramaanit ka bërë që të intensifikohen aktivitetet humanitare. Kryetari i Bereqetit h.Mirsad ef. Muçaj shprehet i kënaqur me këto donacione të cilat shkojnë për nevojtarët ndersa realizohen me ndermjetësimin e Bereqetit dhe i’u falenderohet të gjithë donatorëve të cilët kanë treguar besim tek Bereqeti që të menaxhojë dhe realizojë zekatin apo sadakanë e tyre.