Hapet marketi “Voli” ne Ulqin, garanci dhe cilësi të produkteve

June 21, 2017   | Ekonomia / Ekonomija
Me një  ceremoni  solemne dhe  atmosferë  festive nesër në orën 11 do te  hapet hipemarketi i kompanisë  ,,Voli,, Me  këtë rast do të flasin Drejtori i kompanisë dhe Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu.
Është ky një moment shumë I rëndësishëm  jo vetëm për  sipërmarrësit e këtij  hipermarketi , por për të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe mysafirët  në këtë fillim sezonë.
Ky investim ka për qëllim  të ofrojë për konsumatorët  një llojllojshmëri  produktesh , mbi 13000 dhe  cilësi të lartë  në një  hipermarket  me  një sipërfaqe të përgjithshme 1373m2.
Objekti  i porsahapur do te ketë  vend parking për 65 vetura.
Ai  disponon  paisjet më modern  të kohës për ruajtjen e artikujve  konformë standarteve më bashkohore. Në hipermarket do te jenë të punësuar  mbi 50 punëtorë.Kompania do ti ofrojë 10 familjeve në nevojë nga një shportë me artikuj të ndryshëm në vlerën 200 euro. Në ditën e pare të celjes për konsumatorët janë paraparë surpriza  të ndryshme.