Hapet sezoni turistik në Ulqin

June 21, 2017   | Real Estate

Autoritetet lokale dhe Organizata Turistike janë përkushtuar për një fillim të nivelit të lartë të turizmit.

Mobil: Viber + Whatsapp: +382 69 335 534  : +382 69 335 512

Ta që kanë shijuar të parët kripën e detit Adriatik kanë qenë pensionistët, e tani kur temperaturat janë të larta dhe uji i nxehtë  sollën notuesit e parë, familjarë, të rinj e të reja. Njohësit e turizmit thonë se pas përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit pritet një valë e madhe e mysafirëve. Ulqini ka më se tridhjetë plazhe, ku shtatë nga to janë bartëse të Flamurit të Kaltër, çfarë flet për përmbushjen e kritereve, për sa i përket cilësisë së ujit, rekuizitave, pastërtisë dhe kështu me radhë. Interesimi më i madh i mysafirëve të huaj është për kompleksin nudistik në Ujdhesën Ada, ndërsa mysafirët tradicionalë më të shumtë në numër janë ata nga Kosova. Ulqini gjatë verës mban epitetin qyteti i të rinjve, ai ka gjallëri për 24 orë.

Drejtori i Organizatës Turistike, Fuad Haxhibeti për Zërin Turqisë thotë se në Ulqin po pushon një numër i madh u turistëve dhe se në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit kanë përgatitur edhe një program të pasur kulturor për ditët në vijim.

F.Haxhibeti: Sa i përket numrit të paraqitur të turistëve ai është mbi 7200 të paraqitur. Sigurisht që numri është më i madh sepse jo të gjithë mysafirët janë të paraqitur. Sa i përket aktiviteteve, ne si organizatë turistike dhe pushtet lokal, më 27 qershor do të organizojmë Festivalin ndërkombëtar “Southern Soul”, aktivitet ky që do të zhvillohet në plazhin e madh, ku kemi një numër të madh të turistëve nga Britania e Madhe, të cilët pëlqejnë këtë lloj muzike. Pas këtij aktiviteti menjëherë më 28 qershor kemi Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit, ku do të marrin pjesë 14 shtete me mbi 400 pjesëmarrës, dhe ku ndër të ftuarit do të jetë edhe ansambli nga Bursa e Turqisë si dhe disa ansamble nga shtete të tjera të Evropës.

V. Katana: Z Haxhibeti, tashmë është e njohur që pas përfundimit të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit në qytetin e Ulqinit vërehet një fluks më i shtuar i turistëve. Nga gravitojnë turistët që vizitojnë Ulqinin?

F. Haxhibeti: Në këto momente numrin më të madh të turistëve e kemi në hotele të mëdha, të cilët gjatë dimrit kanë pasur aktivitete të shumta sa i përket nënshkrimit të kontratave dhe aktualisht në Rivierën e Ulqinin numri më i madh i turistëve është nga Polonia, Çekia, Hungaria dhe një pjesë nga vendet e rajonit. Turistë kemi nga Evropa Qendrore dhe ajo Perëndimore”,- tha për Zërin e Turqisë, drejtori i Organizatës Turistike Fuad Haxhibeti.

Zëri i Turqisë

YouTube Preview Image