Nika: Ulqinakët kërkojnë shkarkimin e zadhenes komandantit të policisë

June 21, 2017   | Anketë / Anketa

 Shkruan Muhamet Nika

Sot  nëpër  lokalet e qytetit , objekte afariste  dhe  institucione të ndryshme filloi mbledhja e nënshkrimeve   për  zhgarkimin e  zëvëndës komandantit  të policisë së qytetit për  shkak  të përgjegjësisë së tij   në lidhje  me  ndërhyrjet  e  dhunshme policore   që u kryen në klube të natës  ku gravitojnë  të rinjtë.

Opinioni  tash më është i njohur për rastin  e maltretimeve  të minorenëve të qytetit pa arsye  nga ana e policisë.

Dhe  kështu, krijohet përshtypja  që deri sa   filloi  të rritej  brezi më i ri i fëmijëve tanë i pa frikësuar  nga torturat e shpeshta  të kësaj natyre  të shekullit që shkoi  mbi ne… , ngjau   sërish dhuna mbi ta ?!! Sa për të treguar  kështu që e kaluara  mund të përsëritet  nga uniformat policore në formacion një nacional(joshqiptar) mbi shqiptarë…?!!

Habit  fakti  se si   policia u shpreh se nuk do të marrë mësime për sjelljet e veta  nga politika . Andaj edhe peticioni  del të jetë  një reagim  i kuptueshëm nga populli   për të dhënë  mësim .

Insiativa qytetare nis   me motivacionin se   janë  kundër zëvendëskomandantit  të policisë në Ulqin nga se “ jemi kundër  torturës, kundër shkeljes së të drejtave  dhe lirive elementare , maltretimeve  dhe shfryerjes së epsheve”.

Me këtë nisiativë qytetare  – mbase e para e këtij lloji në qytet ,  sipas neve , shprehet  tendenca   e institucionalizimit  të kësaj ngjarje nga populli  e cila  ka mbetur  e pa zbardhur  në  vakumin misterioz  të shtyllave të pushtetit   duke   krijuar premisa pasigurie dhe konfliktualiteti të kohëve të shkuara që  jeton akoma.