Të akuzuarit e rastit “Rudoviq, Çoboviq dhe Llukiq”, mohojnë, nuk kemi sulmuar policin

June 21, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ulqinakët Adrijan Rudoviq, Mirsad Çoboviq dhe Viktor Llukiq kanë thënë se nuk janë të lidhur me sulmin e një punonjësi të policisë në Ulqin, raporton portali Ul.info.

Rudoviq dhe Llukiq të shtunën mbrëma u arrestuan gjatë bastisjes policore të Njësisë speciale nga Tivari, Çoboviq me ftesë vet erdhi në ndërtesën e policisë, ndërsa mbas dhënies së deklaratave janë lëshuar të shkojnë në shtëpi.

Ata në reagim, përveç të tjerash thanë se nuk kanë kryer asnjë vepër penale, si dhe që do t’i përgjigjeshin në mënyrë të rregullt ftesës së cilit do organi kompetent.

“Ne jemi qytetarë shembullorë: Çoboviq dhe Llukiq janë hotelier, gjersa Rudoviq është futbollist i “Otrant Olimpikut”. Asnjëherë nuk kishim asnjëfarë problemesh me ligjin dhe nuk jemi të lidhur me asnjëfarë “personash me interes për sigurinë”, deklaruan ato.

Shtuan që bëhet fjalë për dëmtim të rëndë të nderit dhe reputacionit të tyre dhe të familjeve të tyre. “Prandaj në procedurë të rregullt do të kërkojmë kompensim të dëmit jomaterial”, përfundojnë Rudoviq, Çoboviq dhe Llukiq.

Ul.info