Arben LLunji zgjidhet drejtor në shkollën fillore “Marshall Tito” Ulqin

June 22, 2017   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Doktoranti në Universitetin e Novi Sadit Arben Llunji, është drejtori i ri i Shkollës fillore „Marshall Tito“.

„Mendoj që Llunji, duke marrë parasysh referencat profesionale, do të sigurojë përmirësimin e cilësisë të punës arsimore – edukative dhe realizimin e Programit të ofruar të zhvillimit të institucionit“, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi të ministrit të arsimit Damir Shehoviq, raporton portali Ul.info.

Përndryshe, Llunji lindi në Tivar në vitin 1981, ndërsa shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Ulqin me sukses të shkëlqyeshëm.

Në biografinë e dorëzuar Ministrisë ai shkroi:

Fakultetin Teknik në Universitetin e Novi Sadit në Sërbi e kam përfunduar në vitin 2006, ku kam marrë titullin Inxhinier i diplomuar i Informatikës (5 vite – 300 ECTS) e cila diplomë është ekvivalente me titullin akademik shkencorë Master Inxhinier i Teknologjisë së Informacionit.

Në vitin 2015 kam mbaruar me sukses të lartë studimet shkencore akademike Profesor i Shkencave të Informatikës dhe Teknikës – Master.

Në të njëjtin Fakultet jam edhe doktorant si student i rregullt në programin e studimit të doktoraturës, me titull shkencorë doktor i shkencave – Inxhnieri Industriale / Menaxhimi ne Inxhinieri.

Nota mesatare gjatë studimit te doktoratures eshte 10.