Kritikon Shkrela: Disa media me qëllim shkruajnë veç keq për Ulqinin

June 24, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela, tha për televizionin Teuta se akuzat e shfaqura në gazetën Vijesti se gjoja politikanët shqiptar mbrojnë personat e inkriminuar, janë jo vetëm të pavërteta por edhe të publikuara me qëllime të këqija, raporton portali TV Teuta.

Ai u shpreh se disa media , sa herë që bëhet fjalë për Ulqinin, në mënyrë tendencioze shkruajnë vetëm negativisht, në mënyrë që situatat jo të qetësohen por të eskalojnë sa më tepër. Në lidhje me vetëm ngjarjen e të shtunës mbrëma, Shkrela tha se duhen shikuar faktet dhe dëshmitë, dhe çdokush të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta, si qytetarët ashtu edhe pjestarët e policisë.