Sot dita e parë e Kampit veror për lidership

June 27, 2017   | Shoqëria / Društvo

Kampi veror për lidership, organizuar nga OJQ iACT (Unë veproj) në bashkëpunim me organizatën Leap4Change nga SHBA, filloi me sukses sot në Bibliotekën e Ulqinit.

Me shumë entuziasëm dhe interes për të përftuar njohuri të reja, pjesëmarrësit sfiduan temperaturat e larta si dhe u shkëputën nga atmosfera festive, për t’ju bashkëngjitur trajnerës Romy Solomon nga SHBA dhe aktiviteteve që ajo kishte përgatitur për ditën e parë. Programi i sotëm u përqendrua te zhvillimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, krijimi dhe zhvillimi i ekipeve punuese, si dhe menaxhimi i dinamikave të punës në grup. Kampi ralizohet në tërësi në gjuhën angleze.

Në kuadër të programit, organizatorët kanë planifikuar punëtori interaktive me qytetarët, si edhe vizitën e qytetit dhe njohjen e pjesëmarrësve me kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit. Të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp janë kryesisht nga komunat e Ulqinit, Tivarit, Podgoricës dhe Tirana.