Cungu uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

June 28, 2017   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe njëkohësisht kreun e partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Ai në një postim në proflilin e tij në Facebook shkruan:

Uroj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama për fitoren e thellë që ka korrur në zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu, përgëzoj të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri për zgjedhjet e lira e të ndershme që sapo u organizuan atje, të cilat janë dëshmi e forcimit të institucioneve demokratike në vend.

I dëshiroj kryeministrit Rama sa më shumë sukses në qeverisjen e tij të katër viteve të ardhshme. Jam I bindur se ai do të vazhdojë të kujdeset për shqiptarët jashtë Republikës në përgjithësi duke përfshirë këtu edhe shqiptarët e Malit të Zi.

Përpos kësaj, besoj se qeveria e drejtuar prej tij do të forcoj edhe më tutje marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi duke kontribuar në përmirësimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu

 

 

Telegram Urimi nga Forcës së Re Demokratike

Ulqin, 28.06.2017

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

 

I nderuar zotëri  Edi Rama,

Kam  nderin dhe kënaqesine që në emër te Forcës së Re Demokratike-Ulqin dhe në emrin tim personal t’ju  uroj fitoren e madhe të cilen e keni arritur në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit .

Votat e popullit shqiptar në këtë masë  ndaj partisë Tuaj, tregojnë një lojalitet të mirëfilltë dhe punë të palodhshme për të ndryshuar vendin dhe për ta çuar atë sa më pranë Bashkimit Europian, aty ku synojnë të gjithë vendet e rajonit.

Ne shqiptarët në Mal të Zi kemi nevojë për mbështetje dhe bashkepunim me shtetin amë, kemi nevojë që bashkë në mënyrë strategjike të veprojmë për të mirën e popullit shqiptarë, dhe këtë partneritet do ta gjeni çdo herë tek subjekti ynë politik – Forca.

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese ne qeverisje .

 

Me respekt,       

  Kryetar

Nazif Cungu