Markoviq apel politikanëve: Mos pengoni punën e policisë – Video

June 28, 2017   | Shtypi / Mediji

Kryeministri Dushko Markoviq ka thënë se duhet të mësohet që nën moton e demokracisë së supozuar mos të pengohet puna e organeve shtetërore dhe mos të ftohen qytetarët në protesta kundër policisë, raporton portali Ul.info.

Ai porositi politikanët që nuk mundet dhe nuk duhet lejuar që të ftohen qytetarët që në vendin publik, në rrugë ose kudo tjetër të vlerësojnë a e kryen policia punën e vet siç duhet.

“Kush do që gabon, do të jap përgjegjësi. Kush do që nuk është i denj për uniformën policore, do të shkojë nga policia”, tha Markoviq.

Ai njëkohësisht tha se nëse cilido qytetarë mendon që gjatë aktiviteteve policore u cënua cila do e drejtë të cilën ia garanton kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi, në dispozicion ka mekanizmet e brendshme dhe të jashtme të kontrollit të punës së policisë dhe çdo punonjësi policor.

Nga ana tjetër, shteti, siç tha, nuk do të kërkojë falje për shkak se policia bënë punën e vet në pajtim me ligjin.

Markoviq shtoi se nuk do të ketë objekte dhe hapësira të privilegjuara hotelerike, e as qytete të privilegjuara në Mal të Zi.

YouTube Preview Image