Nika: Akti policor i 17 qershorit provokoi fillimin e guximit të revoltes institucionale të qytetareve në Ulqin?!

June 28, 2017   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Opinioni tash më është i njohur për rastin e maltretimeve të minorenëve të qytetit pa arsye nga ana e policisë, me 17 qershor të këtij viti .

Për rastin dolën me qëndrime duke shprehur  shqetësim : subjektet politike, individë dhe shoqata të ndryshme deri në diasporë, por  dhe vetë policia  e cila kërkoi”që politika  të  mos përzihen në këtë punë”?!

Ndërsa  nga ana  tij për rastin e ndodhur , deputeti, Luigj Shkreli,  nuk u hamend të  fajësojë  disa  nga mediat  të cilat në mënyrë tendencioze  shkruajnë për situatën dramatike  të krijuar pas ndërhyrjes së policisë , por edhe më herët,duke mbrojtur  pikëpamjen  se  po teprohet në këtë punë- kur thuhet  se politikanët shqiptarë përmbajnë qytetarët e” maltretuar”…?!

Por  gjithashtu , duhet shtuar  që deri sa palët e cekura , çdo njëra  nga prizmi i vet dhe për poena   politike , u pozicionuan si ditën dhe deshën atyre që u dhembte  kurrizi , zemra dhe ishin të fyer në sedër,  filluan me  mbledhjen e nënshkrimeve për  si thuhej” shkarkimin e zëvendës komandantit të policisë së qytetit për shkak të përgjegjësisë së tij në lidhje me ndërhyrjet e dhunshme policore që u kryen në klube të natës ku gravitojnë të rinjtë”.

Në   fund  cekim se duke  u shqetësuar  për fatin e protestës qytetare  të cilën edhe ne e nënshkruam si peticion, mësuam  se  çështja  e  peticionit të këtillë edhe pse nuk u kap nga media përfundoi me sukses( rreth 1000 nënshkrime )që do nisën  në adresën e duhur, ministrisë përkatëse  për të reaguar .

Ja edhe një kopje e formularit që qarkulloi në Ulqin