Nazif Cungu një selfi për qejfi me bashkëshorten Gazmiren në koncertin Southern Soul Festival

July 1, 2017   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëshortja e tij Gazmirja, përveç angazhimeve të mëdha në punë, dhe pas takimeve të ndryshme në komunën e Ulqinit, ata kanë gjetur kohë edhe për pak ‘relaks’, ku ata gjithashtu janë të përkushtuar edhe ndaj jetës së tyre private.

Kohën e lirë cifti kanë zgjedhur plazhin e Dolcinium Kite Surf Club që të pushojnë dhe të argëtohen në koncertin Southern Soul Festival.

Një  foto që ka postuar kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në rrjetet sociale të Facebookut, shihet se ata kanë realizuar edhe një selfi për qejfi me bashkëshorten Gazmiren.

Me rëndësi është që ata po kënaqen dhe kjo reflekton edhe në fytyrat e tyre të buzëqeshura, ku kryetari shprehet në faqen e Facebookut:

“Southern Soul Festival është bërë një traditë e bukur që pasuron ofertën turistike të Ulqinit dhe ka fituar një reputacion të shkëlqyer ndërkombëtar duke u konsideruar si një nga festivalet më të rëndësishëm në Evropë. Sivjet vijnë serish muzikantëve të shumtë e të njohur si Amp Fidler, John Gomez, Shuriken, Volcov etj”,  thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.