Presidenti serb Vuçiq i përgjigjet ministrit malazias

July 2, 2017   | Rajoni / Region

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se disa deklaratave, si ajo e ministrit malazias, Predrag Boskoviq, që tha se Mali i Zi si anëtar i NATO-s do ta mbronte Kosovën në rast të ndonjë konflikti, më mirë është t’u përgjigjesh veç me heshtje.

Por, megjithatë Vuciq s’u durua pa folur, njofton Klan Kosova.

I pyetur për këtë çështje nga RTS në Dubrovnik, ku po qëndron për Forumin ndërkombëtar, tha se asnjë serb nuk do ta sulmonte Kosovën, NATO-n, apo Malin e Zi,

“Mua më duket se mënyra më e mirë për Republikën e Serbisë është që të reagojë me heshtje”, pohoi Vuçiq.

“Serbët nuk do ta sulmojnë Kosovën, por as NATO-n e Malin e Zi dhe jo vetëm se kemi raporte të mira, marrëveshje e bashkëpunim të mirë me KFOR-in e NATO-n, por edhe për disa arsye të tjera, për të cilat po i lë ata të mendojnë se cilat janë”.

Monitor