Sot kolona dhe pritje në kufirin Muriqan – Sukobin -1 orë – Video

July 2, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Sipas videos në pikëkalimin kufitar në Muriqan – Sukobin, në hyrje me Malin e Zi kolona është e gjatë rreth 1 km), ku pritjet janë 1 orë, ndërsa në dalje kolona është më pak se 1 km, dhe pritjet zgjasin 1 deri në 1 orë e gjysmë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve, transmeton TV1 CHANNEL.

Oret e paradrekes se dites se diele janë shoqeruar me radhe te gjata deri ne rreth 1 km, nga dy anet e vendkalimit kufitar Muriqan. Kjo detyroi shërbimin e policise ne ketë pike, si te pales shqiptare ashtu dhe malazeze, qe te punojne me maksimumin e kapacitetit te përpunimit, me 8 sportele dhe procedura lehtësuese.  Nje mase e tille beri qe pas nje ore te bjeri fluksi ne pritje.

Rritja e fluksit te hyrje – daljeve nga vendekalimi kufitar Muriqan, ka filluar pasdreken e dites se premte për tu pasuar te shtunen dhe te dielen, si dite pushimi. Sipas te dhenave te peaferta nga personeli i kesaj pike, qe nga pasdrekja e dites se  premte dhe deri ne oret e drekes se dites se diele kane kaluar rreth 19.500 qytetare dhe mbi 6500 automjete. Raporti hyrje – dalje si te qytetareve ashtu dhe mjeteve eshte thuajse i barabarte.

YouTube Preview Image