Nika: Ujin nga ujësjellësi regjional qytetarët e Ulqinit e blejnë qesim dhe e paguajnë teveqel

July 3, 2017   | Opinione

Kështu deklaron drejtori i ujësjellësit për TV Teutë..?!!

Shkruan Muhamet Nika

Për sa i përket  konstatimit  të drejtorit të komunalës rreth bllokadës së mjeteve  për  borxhin   e  krijuar nga mos shlyerja e detyrimit  nga blerja e  ujit , pamë që ai në një intervistë për Teutë   të  fajësojë  kryetarin  që  siç tha :”… Po të ishte vullneti i mirë i kryetarit të komunës që një pjesë  të borxhit  i cili është artificial( shih,  nuk ekziston- pra  kryetari  të pagunte faturat  teveqel, atë që drejtori blen qesim…), puna do të ishte FARE  në rregull?!!!

Ai sqaroi më tej,  me të tijën,  se “…Neve  ujësjellësi regjional , na faturon ujë, rreth 240 mijë euro , ndërsa shfrytëzojmë  diku rreth 80 -90 mijë euro, pjesa tjetër është humbje e kotë e mjeteve..”?!!!!

Tash ti, sipas neve ,  në këtë kërkesë të drejtorit për kryetarin , ka shumë dilema që nuk mund të zgjidhen kështu në mënyrë paushale  në një emision si ky-  andaj po shtoj:

Për mua  këtu kemi  të bëjmë me një konstatim të çuditshëm dhe fare të pa ligjshëm- bile si praktikë  edhe  të rrezikshme sepse në masë të madhe do të  neutralizonte  punën kontrolluese  të pushtetit lokal-  qytetarëve-kuvendit  rreth çmimit të ujit.

Andaj  edhe shtojmë  :

  • Si i urdhërohet tjetrit – themeluesit që të marrë përsipër të paguajë   një shumë të borxhit , siç thuhet artificial- të pa qenë , prej 50 mijë euro- ujë të tretur..?!

Po kontratat  e borxhit ekzistues  dhe atij paraprak nga kush u nënshkruan, në kuptimin a  i   miratoi  ata  Kuvendi i Ulqinit si institucion i ligjshëm për këtë punë…?!  A po larg qoftë  e bëri  këtë , vetë drejtori kokë në vete ose edhe  pse jo-  bashkë   me kryetarin e komunës, prapa shpinës së kuvendit?!

 Në se është kështu, ka hapësirë   edhe për procese hetimore sepse  të tillët janë të kufizuar në këtë  çështje , me ligj  mund të nënshkruajnë fatura  vetëm deri në  shumën  pej 30 mijë eurove?!

  • Dhe aq më tepër , si të pranohet borxhi nga komuna , nëse nuk ekziston ora kontrolluese që do duhej të montohej nga komunalja para hyerjes në bazen të  ujit në Mal  të Bardhë?! Si mund të ketë blerje të diçkahit pa e matur  e peshuar ate  dhe si t’i besohet ujësjellësit regjional gjatë leximit  të orës  dhe  pysim :  a mos  është kush  prezentë  si komision nga komunalja  në leximi  të orës …?!! A thua se edhe kjo punë   kryhet  ..?!!!
  • Po kujt i fakturohet ajo sasi e ujit që shpenzohet  pasi del nga ora kontrolluese  e vënë në territor të Tivarit para se hyn  në bazen të Malit të Bardh- konkretisht   mendojmë  për vendbanimin  e  Kruçit…?! Larg qoftë  nesh  nëse   as para bazenit të Malit të Bardhë  dhe as pas… nuk paska ormatës kontrollues për atë  çka na faturon ujësjellësi  me orën e tij …?!
  • Andaj nuk gabojmë në se pyesim kur shtrohet çështja e borxhit , se  a mos është drejtori në njohuri  që  ekziston  ndonjë vendim   i  kuvendit  icili e autorizon kryetarin  e  komunës të paguaj humjet në ujë  të komunalës direkt nga buxheti i saj…?!

 

  • ME KUSHTETUTË DHE LIGJ  EDHE ÇMIMI I UJIT NUK  MUND TË PËRCAKTOHET  SI NË KOHËN E BALLHUTËS – PA KUVEND    NGA KRYETARI I KOMUNËS DHE  KUPTOHET  – AS TË RRITET PASTAJ SI NË RASTIN TONË  PA  KUVEND . KA TË NGJARË  SE EDHE ÇMIMI FILLESTAR  PASKA NISUR , ME SIGURI  PA BEKIM TË KUVENDIT  ME 27 CENT ,  SI PO NA SERVOHET – E TASH PAGUAJ E MOS DRUAJ DISA HERË MË SHUMË.

Si do që ta marrësh… , qoftë    qesim , qoftë  teveqel , sqarojmë se  fjala është  për sinonime  ( fjalë  me   kuptim të ngjashëm dhe nuk ka dallim), por neve  s’di  pse , po  na pëlqen   të themi teveqel  sepse    po duket  teveqela  jemi edhe  ne …?!!!