Talat Xhaferi sot në Mal të Zi nesër në Ulqin

July 3, 2017   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Kryetari Xhaferi është pritur me nderime të larta nga homologu i tij, kryetari i kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Nesër në Ulqin mbërrin delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari Z.Talat Xhaferi. Ai do të pritet nga kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në kabinetin e Z. Cungu takimi do të fillojë në orën 10:00, ndërsa deklaratat për shtyp janë paraparë në orën 11:00.