Bisedë me veteranen e arsimit Hava Pereziq në emisionin Portreti

July 4, 2017   | Intervista / Intervju

Mund të ndiqni emisionin“Portreti” i cili emitohet çdo te hene ne oren 21.00 në Televizionin Teuta.
Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson të ndjekim emisionin “Portreti” që transmetohet në TV Teuta.
Ndiqni emisionin ku protagonist i emisionit është veteranëja e arsimit prof.Hava Pereziq.

Në arritjet e arsimit në  Ulqin në vite, padyshim se kontribut të madh kanë dhënë mësimdhënësit, ata që kanë shpërndarë dritën e dijes anekënd trojeve shqiptare. Puna me brezat e rinj në arsimin dhe edukimin e tyre vlerësohet si bazament i shëndosh i një shoqërie. Shumë punëtorë arsimi tërë jetën ia kanë kushtuar shkollës. E tillë është edhe profesoresha veterane Hava Pereziq në shkollën e mesme e kombinuar “Vëllazërim-bashkim” ,  e cila kohë më parë ishte nderuar me mirënjohje për arritjet jetësore në arsimin e brezave të rinj në komunën e Ulqinit.

Krejt kjo i jep profesoreshës Hava Pereziqit një ndjenjë të ngrohtë dhe idenë për një jetë të tërë e cila nuk është shpenzuar kot. Faliminderit Profesoresh / Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image