Talat Xheferi takon kryetarin e Ulqinit Nazif Cungun

July 4, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Në vazhdimësi të vizitës së parë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit në Mal të Zi, Kryetari Xhaferi dhe deputetët Dimitrievski dhe Ademi u takuan në Ulqin me Kryetarin e komunës, Z. Nazif Cungu dhe me përfaqësuesit e komunës. Gjatë takimit ishte konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve dhe se i njëjti vetëm duhet edhe më tutje të thellohet dhe të mbindërtohet në fushën e bashkëpunimit ekonomik, duke e marrë parasysh faktin se nuk ka çështje të hapura.

Z. Cungu përzemërsisht uroi për formimin e Qeverisë së re, me ç’rast konstatoi se stabiliteti i Republikës së Maqedonisë ndikon mbi stabilitetin e tërë rajonit. Gjithashtu, kryetari i komunës informoi se pas aderimit të Malit të Zi në NATO, në mënyrë të dukshme është rritur interesi për investime të huaja nga ana e kompanive të famshme botërore. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aspektet juridike, administrative dhe fiskale të decentralizimit. U këmbyen edhe përvojat pozitive për integrimin në mjediset multietnike.

Me vizitën e Ulqinit dhe pas deklaratave të dhëna nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetarit të komunës, Z. Cungu, Delegacioni i paraprirë nga Kryetari Talat Xhaferi e rrumbullakon vizitën zyrtare në Mal të Zi.