Xhaferi u zotua për mbështetje më të madhe ardhjen e turistëve dhe investitorëve nga Maqedonia në Ulqin

July 4, 2017   | Turizmi / Turizam

Ja pra disa foto që ka postuar kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në rrjetet sociale të Facebookut, ku thuhet që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi do të ofrojë përkrahje të vazhdueshme, dhe u zotua që do të angazhohet për të nxitur ardhjen e turistëve dhe investitorëve nga Maqedonia në Ulqin.

Sot e vizitoi Komunën e Ulqinit, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi. Unë e përgëzova sërish nga afër z. Xhaferi për marrjen e postin e rëndësishëm në krye të parlamentit maqedonas gjë që shënon një arritje të rëndësishme të realizimit të të drejtave shqiptarëve në Maqedoni dhe jep shpresë për një përmirësim të marrëdhënieve ndër-etnike në këtë shtet fqinj.

Po ashtu e njoftova për zhvillimet politike të fundit brenda Malit të Zi dhe qëndrimet pro integrimit Euro-Atlantik që ka mbajtur komuniteti shqiptar për të cilat edhe mora mbështetjen e plotë të tij. Së bashku diskutuam për hapat që mund të ndërmarrim për të forcuar marrëdhënien mes shqiptarëve të Malit të Zi me ata të Maqedonisë dhe për të përmirësuar klimën e fqinjësisë së mirë në mbarë rajonin.

Gjithashtu, z. Xhaferi u zotua që do të angazhohet për të nxitur ardhjen e turistëve dhe investitorëve nga Maqedonia në Ulqin, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.