Publikohet video e Gold AG dhe Shemit “E mira e Ulqinit”

July 5, 2017   | Lajmet / Vijesti

Reperi i njohur Gold AG dhe Shemi, vokalisti i grupit “Ilirët”, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“E mira e Ulqinit” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike verore dhe është publikuar në YouTube me një klip shumë interesant.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë reperi, ndërkaq për orkestrimin Florent Boshnjaku, kurse rolin e bukuroshes së ulqinit u kujdesua  Rajmonda Cukaj.

Nuk kishte se si xhirimet e këtij klipi të mos kryheshin në Ulqin, përderisa edhe kënga mban këtë titull.

Gold AG duket të jetë ndër reperët më aktivë gjatë verës 2017, pasi shumë shpejt pritet që të publikojë edhe një bashkëpunim të ri me këngëtarin Meda. /Telegrafi/

YouTube Preview Image